×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në mbështetje të Naim Fetahut, i kërkon Podujevës të kthejnë një faqen të re me PDK-në

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Podujevën.

    Së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Naim Fetahun, Hoxhaj ka vizituar Qendrën e Mejkësisë Familjare dhe shërbimin emergjent të kësaj komune.

    Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe funksionalizimi i spitalit të Podujevës do të jetë prioritet i qeverisjes së PDK-së në Podujevë, ka thënë Hoxhaj.

    Me këtë rast, ai ka thënë se pas 29 nëntorit do të bëhen investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve gjatë kësaj situate të vështirë me Pandeminë.

    “Përmirësimi i shërbimeve shëndetsore ku asnjë qytetarë nuk do të ketë nevojë që të kërkojë shërbime shëndetsore jashtë qytetit të Podujevës, në vecanti në këtë periudhë të rëndë me pandeminë, do të jetë fokusi i qeverisjes tonë në këtë qytet. “, ka thënë Hoxhaj.

    Më pas, Hoxhaj ka vizituar edhe Ordinancën Stomatologjike “Emi Dental Center” të Dr. Edon Malokut.

    Më tej, Hoxhaj i shoqëruar nga Naim Fetahu, kanë takuar edhe shumë qytetarë rrugëve të Podujevës, me të cilët kanë biseduar në lidhje me situatën e rëndë me Pandeminë në Podujevë dhe nevojave të tyre.

    Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Podujevë, Prof. Dr. Enver Hoxhaj ka takuar edhe mësimëdhënësit e këtij qyteti.

    “Përmirësimi i infrastrukturës mësimore, shkolla me standarde evropiane dhe përmirësim të kushteve për mësimdhënësit do të jetë një tjetër prioritet i PDK-së në Podujevë.”, ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj ka shtuar se ka ardhur koha që qeverisja lokale në Podujevë të ndryshoj, pasi që për 20 vjet nuk është arritur asnjë progres dhe qytetarët llapjanë meritojnë një mirëqenie më të mirë.

    “Naim Fetahu është zgjidhja e duhur për qytetarët e Podujevës. Ai e njeh mirë Llapin dhe ua di problemet qytetarëve të kësaj komune të madhe.”, ka thënë Hoxhaj.

    Në fund, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së ka vizituar edhe servise të automjeteve, të pronarët e të cilëve edhe një herë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me masat e qeverisë për mbyllje dhe neglizhencën e komunës për të ndihmuar ata.

    Kandidati për kryetar në komunën e Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për vizitën e tij në Podujevë dhe mbështetjen e parezervë që qytetarëve llapjanë t’u krijohen kushte më të mira jetese për biznes.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.