×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë për shumëçka për t`u dënuar në Kosovë, e jo në Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fatet individuale të ndahen nga koncepti i përgjithshëm. Fare nuk është me rëndësi fati i një individi apo edhe sjellja e tij në rrethana dhe kohë të caktuar. E rëndësishme është që UÇK ishte më tepër koncept, normalisht edhe forcë, por koncept i përqafuar nga të gjithë shqiptarët në Kosovë, i përkrahur nga të gjithë aleatët tanë dhe ishte mjeti me të cilin ne arritëm, edhe përmes përkrahjes së miqve tanë që ne ta çlirojmë Kosovën. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe ishte e pastër”, ka deklaruar Xhelal Sveçla në emisionin “Pa maskë.

    Ai i ka hedhur poshtë akuzat se Lëvizja Vetëvendosje është gëzuar ngaqë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

    “Ne kemi punuar që z. Thaçi dhe z. Veseli, të gjithë ata që të cilët e kanë dëmtuar Kosovën të paguajnë çmimin në Kosovë. Do të thotë ne kemi qenë kundërshtarët më të zëshëm të Dhomave Speciale, e kemi dëshmuar me qindra aktivitete të vazhdueshme, jemi munduar që gjithë shoqërisë t’ia sqarojmë se çfarë është kjo që po ndodh në Kosovë, dmth krijimi i Gjykatës Speciale dhe besoj se në një masë ia kemi dalë edhe atëherë. Po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje, shumë procese në Kosovë do të kalonin heshturazi, shumë procese të dëmshme”, ka thënë Sveçla, i cili ka thënë se për këtë Lëvizja Vetëvendosje edhe ka paguar çmim.

    “Z. Thaçi dhe z. Veseli kanë për shumëçka për t’u dënuar në Kosovë. Kosova është vendi më i varfër në Evropë, Kosova është vendi që po zbrazet me të madhe nga i gjithë potenciali i saj, kryesisht nga rinia. Këto të bëma nuk na kanë ardhur prej qiellit, as nuk na i kanë sjellë të tjerët. Nëse një kohë ne mund të fajësonim UNMIK-un apo EULEX-in, tash kënd do ta fajësojmë prej shpalljes së pavarësisë deri sot? Normalisht, ata të cilët në njërën anë u stërpasuruan, kurse në anën tjetër dëmtuan substancën e kësaj shoqërie dhe të këtij shtetit. Ne jemi shumë transparent, ne kemi thënë se në momentin që ne vijmë në pushtet do të bëjmë çdo gjë që e vërteta të zbulohet për tërë këto vite dhe prandaj, jo pa qëllim, por me plan kemi punuar për procesin e vetingut i cili është mund të themi pika që i ka godit më së shumti këtë klikën politikën apo pushtetin që ka udhëheq me Kosovën tërë këto vite”, ka deklaruar Sveçla, i cili a thënë se Kosova ka humbur shumë potenciale derisa një grup njerëzish me rrethin e tyre familjar dhe një rreth të ngushtë, e kanë sjellë Kosovën në gjendjen në të cilën është.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është...
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një reagimi kujtoi se në prag të certifikimit të zgjedhjeve në vitin 2017, liroi nga detyra...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Me qëllim të rritjes së parametrave të sigurisë detare, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30...
    Lajme20 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e qarkullimit në pikat kufitare. Aktualisht ka pritje për të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.