×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e V. nuk planifikon të mbyllet përkundër rritjes së rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Maqedonia e Veriut nuk planifikon shtrëngimin e masave kundër COVID-19, pavarësisht rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore apelojnë për respektimin e masave në fuqi, që të mos vijnë në situatë për ndërmarrjen e masave shtesë.

    Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, nën kushtet e përcaktuara, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 21:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave pas kësaj ore, janë masat me të cilat Ministria e Shëndetësisë shpreson se do të rezultojnë me sukses në uljen e shifrave të larta me COVID-19.

    Të mërkurën janë regjistruar mbi 1,300 persona të infektuar me koronavirus si dhe 26 viktima. Rastet e reja dolën pas më shumë 3,800 teste të bëra.

    “Edhe një herë i bëj thirrje qytetarëve sepse ndodhemi në një periudhë komplekse dhe të rëndë, prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të respektojmë masat, të mos dalim pa nevojë nga shtëpia, të mos grumbullohemi. Kapacitetet spitalore vërtetë janë të mbingarkuara, ndërsa personeli mjekësor po përballem me angazhim të madh në trajtimin e të sëmurëve. Sistemi shëndetësor ka nevojë për mbështetjen e të gjithë neve, që me sukses ta përballojmë gjendjen e krijuar”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

    Numri i personave të shtruar në spitalet e vendit ka arritur në mbi 1,000, shumica prej të cilëve janë në gjendje të qëndrueshme.

    Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në javën e parë të nëntorit, numri është rritur për 25.5% në krahasim me javën paraprake.

    Në raport janë publikuar të dhëna edhe mbi personelin mjekësor. Që nga paraqitja e rastit të parë në muajin shkurt, nga më shumë se 41,000 të diagnostikuar me COVID-19, 1,527 janë personel mjekësor, prej tyre 12 e kanë humbur jetën.

    Ndërkohë, për rritjen e numrit të të infektuarve dhe në veçanti për vdekjet e larta, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Nga kjo parti kanë thënë se ky zyrtar i qeverisë, me publikimin e shifrave natën vonë po tenton të fshehë gjendjen reale, e cila sipas opozitës, është katastrofale, duke argumentuar se kjo dëshmohet nga numri i viktimave që ka arritur në mbi 1,200.

    “Një numër i madh i tyre do të mbijetonin sikur të kishte vende të lira të spitale, një numër i madh do të mbijetonin sikur të kishin para për shërim në spitalet private, pasi shëndetësia publike ka dështuar. Kemi të bëjmë me dështim të sistemit shëndetësor në krye me ministrin Venko Filipçe”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

    Por, partia në pushtet Lidhja Social Demokrate, pretendimet e VMRO-së i cilëson si obstruksion, pasi siç thonë nga LSDM-ja, që nga fillimi i pandemisë, përveç kritikave nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për përballje me koronavirusin.

    “Shëndeti i qytetarëve nuk është i rëndësishëm për ta. Përkundrazi, ata përpiqen në çdo mënyrë të minojnë sistemin shëndetësor, ta bëjnë më të vështirë punën e punonjësve shëndetësorë. Në vend të ndihmës dhe mbështetjes, nga fillimi i pandemisë deri më sot, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE shohin vetëm pengesa, lajme të rreme dhe shkelje masive të masave për të mbrojtur kundër COVID-19”, ka deklaruar Kostadin Kostadinov, anëtar i kryesisë së LSDM-së

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.