×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Kombet e Bashkuara

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e social Facebook një fotoalbum nga vizita që ka zhvilluar në New York, ku mbajti edhe fjalën në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka shkëputur foto nga takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe nga takimi i tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilën Rama shihet krah saj dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

    “Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri Rama.

    Gjatë fjalës së tij në OKB , kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për situatën në Ballkan, e përshkroi Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe një pjesë integrale të komunitetit euroatlantik, duke bërë thirrje për njohjen e saj nga të gjitha shtetet.

    “Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetin dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën” tha Rama nga podiumi i OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në New York./RTSh

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë. Edi...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka fituar përballjen e parë për të qenë Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së....
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se shënjestron qytetarët që duan t’i bashkohen FSK-së për pagë, por për ata që janë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar qëndrimit të tij në Shtetet e...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Izraeli nuk do të mund t’i kthejë në mënyrë të sigurt qytetarët e vet në shtëpitë e tyre në veri të vendit,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Bern të Zvicrës, me ç’rast nga atje ka thënë se diaspora do të...
    Sport29 Shtator 2024
    Malisheva ka marrë kreun e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll pas barazimit me Feronikelin 74, ndërsa Gjilani ka triumfuar me...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të hënën. Në rend të ditës është paraparë vetëm një pikë, propozim-vendimi për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.