×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje e sigurimit (VIDEO)

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve në Prizren.

    Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i riu në fjalë u sulmua fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.

    Më tej, Balje tha se arsyeja se pse u rrah i riu është “vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”.

    “Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri”.

    “U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

    “Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, ka thënë Balje. /Klankosova.tv

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se si anëtar i Komisionit për Arsim në këtë legjislaturë është konfrontuar me pushtetin e...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave...
    Lajme29 Shtator 2024
    Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si e llojit mariuhanë, kurse dy të dyshuar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehen prapa termave nacionaliste”. Ai i ka reaguar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në autostradën Ibrahim Rugova. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. “Me date...
    Lajme29 Shtator 2024
    Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shpreh brengën, siç thotë të vazhdimit të masave për shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.