Kryetari Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim.
Në një postim në Facebok ai ka thënë se Komuna e Zveçanit dënon këtë akt.
“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura.
Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka shkruar Peci në Facebook.