×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Uragani “Helene” vazhdon të shkaktojë viktima dhe dëme në SHBA

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Uragani “Helene”, i cili ka shkaktuar dëme masive dhe viktima në Floridë, ka goditur edhe dy shtete të tjera amerikane, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 63 persona.Ndërkaq, meteorologët paralajmërojnë se kjo mund të mos jetë shtrëngata e fundit katastrofale e këtij sezoni.

    Autoritetet në SHBA kanë thënë se uragani “Helen”, i cili ka shkaktuar dëme masive dhe viktima në Florida ka vazhduar  të përhapet duke goditur edhe shtetet federale Karolina veriore dhe Tenesee.

    Edhe pse fuqia e erërave ka rënë, vërshimet e shkaktuara nga të reshurat po vazhdojnë të rrezikojnë jetën dhe pronat e banorëve të rajoneve të goditura. Sipas njoftimeve, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga “Helen”, deri më tani, është konfirmuar vdekja e së paku 63 personave përderisa së paku 20 të tjerë janë të raportuar si të zhdukur.

    Si pasojë e vërshimeve në Karolinën veriore, së paku dy qytete janë izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e vendit përderisa ekipet emergjente, të përkrahura me helikopterë dhe mjete të specializuara po punojnë në evakuimin e personave më të rrezikuar. Gjithashtu është raportuar se, për shkak të dëmeve në rrjet elektrik, dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

    Edhe pse “Helen” besohet të jetë njëri prej uraganeve më të fuqishëm që goditi këtë pjesë të SHBA-së, meteorologët kanë paralajmëruar se ky mund të mos jetë uragani i fundit katastrofik pasi që sezoni i uraganeve përfundon tek me 30 nëntor, lehtë mund të ndodhë se SHBA-të do të ballafaqohen me shtrëngata edhe më të fuqishme gjatë javëve të ardhshme./rtk

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si e llojit mariuhanë, kurse dy të dyshuar...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Nepali ka mbyllur shkollat ​​për tre ditë pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura dyditore në të...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash,...
    Të tjera
    Vip29 Shtator 2024
    Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka folur rreth fillimit të sezonit të tretë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1807 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk respektuan rregullat. Përgjatë këtij 24...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit...
    Vip29 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot feston ditëlindjen. E nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij...
    Lajme29 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala, ka folur për “Front Online” lidhur me punësimet familjare gjatë qeverisjes Kurti. Shala ka deklaruar se...
    Lajme29 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderat sekret”, duke marrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.