×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK-ja me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.

    Sipas njoftimin të IKShPK-së, qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimi i planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh-ja në korrik 2024.

    Ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe vlerësimit të jashtëm të përbashkët (JEE), transmeton Klankosova.tv.

    “Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shpreh brengën, siç thotë të vazhdimit të masave për shkak...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësimin e tij se pse “asnjë zyrtar opozitar” s’e ka vizituar Banjskën. Bajqinovci, me...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderat sekret”, duke marrë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova iu është bashkuar vendeve të tjera në këtë 29 Shtator për të shënuar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e kryetarit Përparim Rama. “Kryeministri Kurti...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar pushtetin aktual se ka shkelur premtimin për mos punësimin e familjarëve në institucione. Shatri thotë...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Nepali ka mbyllur shkollat ​​për tre ditë pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura dyditore në të...
    Kronika29 Shtator 2024
    Një punëtore në një market në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 200 euro të falsifikuara. I dyshuari është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.