×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vuçiqi do vetëm të shtyjë planin për aneksim në stilin e Krimes

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në New York ku ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

    Presidentja Osmani ka deklaruar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por sipas saj, këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.

    “Duke mos i lejuar ata (serbët e Kosovës) që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Osmani.

    Presidentja Osmani ka thënë se tensionet në veri të vendit janë të krijuara nga Serbia.

    “Vuçiqi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht, i kontrollojnë. Dhe së dyti Vuçiqi është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës duke mos i lejuar ata që të integrohen në atë që sot është kushtetuta më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Evropë”, ka theksuar ajo.

    Presidentja e vendit, ka thënë se institucionet e vendit duan që secili të ndihet i barabartë dhe i sigurt dhe të ketë mundësitë që të kenë sukses.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    10 persona janë arrestuar në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’. Më poshtë gjeni rastet në...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Pal Lekaj ka deklaruar se premtimet e Qeverisë Kurti në fushata ishin për vota. Lekaj...
    Lajme29 Shtator 2024
    Policia ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti është martuar me një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar se palët...
    Të tjera
    Sport29 Shtator 2024
    Barcelona tashmë është konfirmuar nga shumë media të njohura se kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Wojciech Szczesny, teksa blaugranasit po...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kultivimi i gështenjave po shihet si veprimtari mjaft fitimprurëse në rajonin e Dukagjinit. Kultivuesit dhe agronomët thonë se kultivimi i gështenjës autoktone...
    Lajme29 Shtator 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në Zveçan rreth mesnatës. Raportohet se shenjëstër e këtij shpërthimi ka qenë një pompë e derivatëve të naftës,...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden është pyetur nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm. Ai u përgjigj: “Është koha për...
    Lajme29 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas këtij...
    Sport28 Shtator 2024
    Edhe Altin Zogaj arriti të dalë fitimtar në ndeshjen që po zhvillohet sonte. Ai e fitoi brezin “IBO” në kategorinë e peshave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.