×
  • Sport
  • Sport

    Drilon Hajrizi mbetet te Trepça, por i hiqet shiriti i kapitenit

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit.

    Shumë lajme qarkulluan se basketbollisti Hajrizi do të largohet nga Trepça.

    Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar vetë klubi mitrovicas, duke thënë se Hajrizi do të mbetet pjesë e klubit.

    Por, një ndryshim do të ndodhë, sipas njoftimit të KB Trepçës në rrjetin social “Facebook”.

    Hajrizit i është hequr shiriti i kapitenit, derisa do të zëvendësohet nga Anes Gashi në këtë pozitë.

    Bërja e Hajrizit kapiten, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut, kishte shkaktuar një problem të madh edhe mes tifozërisë “Torcida”, e cila ishte ndarë në dy pjesë sa i përket kësaj situate.

    Ky problem mes Hajrizit dhe tifozërisë mitrovicase daton që nga transferimi i Drilon Hajrizit te Sigal Prishtina. Atë botë, basketbollisti në fjalë nuk ishte i dëshiruar për “Plisat” dhe kësisoj ishte ‘detyruar’ të postojë një reagim në “Facebook”, duke shprehur kënaqësinë e tij që do të jetë pjesë e “klubit më të madh në Kosovë”.

    Kështu, “Torcida” e quajti tradhtar dhe prej asaj kohe, ai e ka humbur respektin e një pjese të kësaj tifozërie, pasi njëra pjesë vendosi t’ia falë.

    Trepça sezonin e kaluar fitoi çdo trofe të mundshëm në basketbollin kosovar, me Drilon Hajrizin si një nga lojtarët më të mirë në parket.

    Mirëpo, këtë edicion ai s’do të jetë në gjendje t’i ndihmojë edhe për pak kohë, për shkak të problemeve shëndetësore./GazetaExpress/

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Sport27 Shtator 2024
    I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e...
    Sport27 Shtator 2024
    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës. Rezultati në takimin e zhvilluar në...
    Sport27 Shtator 2024
    Rodri pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje me Arsenalin, i cili do të mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë....
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka arritur ta përfundojë ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Leotrim Selimi, është anuluar seanca...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat thanë se do të përdoren...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Sport27 Shtator 2024
    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës. Rezultati në takimin e zhvilluar në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvallën, kanë pritur në Konsullatën e Kosovës në Neë York, Ndihmës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.