×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump dhe Zelensky takohen në New York

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara.

    Takimi vjen mes rritjes së tensioneve mes dy zyrtarëve lidhur me mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

    “Mendoj se kemi një qëndrim të përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin nuk mund të fitojë”, tha Zelensky.

    Pasi arritën së bashku në takim, Trump tha se “vetë fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë”.

    Takimi u zhvillua në Kullën Trump në Nju Jork, një ditë pasi nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, u takua me liderin ukrainas dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën.

    Trump dhe Harris kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mbështetjes së Ukrainës, teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

    Trump në ditët e fundit ka lavdëruar fitoret historike ushtarake të Rusisë dhe ka insistuar se SHBA-ja ka nevojë “të largohet” dhe t’i japë fund përfshirjes me Ukrainën.

    Gjatë një interviste për The New Yorker, që u publikua më herët gjatë kësaj jave, Zelensky la të kuptohet se Trumpi nuk e kupton dhe e thjeshton konfliktin. Udhëheqësi ukrainas tha se kandidati i Trumpit për nënpresident, JD Vance, ishte “shumë radikal” dhe po avokon që Ukraina “të bëjë një sakrificë” duke “hequr dorë nga territori i saj”.

    Gjatë kësaj jave, Trumpi në dy raste ka kritikuar Zelenskyn. Duke folur gjatë një ngjarjeje në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha:

    “Çdo marrëveshje – qoftë marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë nga ajo që kemi tani”.

    Ndërkaq, Harris në takim me Zelenskyn tha se Trumpi po kërkon që Ukraina të arrijë një marrëveshje të shpejtë dhe propozimet e tij, sipas saj, “nuk janë propozime për paqe, por propozime për dorëzim”. Por, Trump ka deklaruar se ai nuk po avokon për dorëzim./REL

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adamas, thotë se nuk e ka në mend të jap dorëheqje. Ai këtë e tha të enjten,...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    “I kërkuam kolegut tonë të mos e zbatojë vendimin politik. Sugjeruam ngujimin pa afat të gjithë grupit në selinë e PD”. Kështu...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit. Përmes një postimin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale...
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.