×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Loxha, u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Universiteti i Prishtinës është bërë me ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm.

    Në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur të premten Këshilli Drejtues, Besnik Loxha është zgjedhur në këtë pozitë.

    Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, ka thënë se emërimi i Loxhës ka ardhur si rezultat i “shumë ndryshimeve”.

    “Besniku erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky emërim vjen vetëm një ditë pas shkarkimit të Besfort Krasniqit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së.

    Këshilli shkarkimin e ka arsyetuar me tejkalimin e kompetencave që ka bërë Krasniqi dhe tejkalimin e vlerës së buxhetit të planifikuar.

    Veç emërimit të Loxhës, Sahiti tha se në këtë mbledhje, “Rektori në ardhje Prof. Arben Hajrullahu i ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të punojë deri me 15 shtator 2028”.

    Ai tha se me statutin e ri, Prorektorët emërohen nga Rektori dhe më nuk do të hidhen në votim për t’i emëruar Këshilli Drejtues, “kjo më parë ishte pjesë e ‘ngërçit’ ose e pazareve që bëheshin para funksionalizimit të menaxhmentit të lartë, me statut të ri nuk do të ndodhë as për Prorektor madje as për Prodekan”.

    Ekipi që është zgjedhur nga Rektori Hajrullahu, është si më poshtë:

    1. Prof. Asis. Dr. Albana Berisha Qehaja – Prorektor Për Buxhet, Financa dhe Bashkëpunim me Sektorin Publik dhe atë Privat;
    2. Prof. Asoc. dr. Avni Hajdari – Prorektor për Kërkime Shkencore, Projekte dhe Inovacion;
    3. Prof. Asoc. dr. Naim Jerliu – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Personelit Akademik dhe Botime;
    4. Prof. Asis. dr. Rozafa Basha – Prorektor për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik.

    Ai tha se një profil tjetër për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, “do të bëhet e ditur ditëve në vijim, që gjithsesi do të jetë Profesoreshë pasi Statuti i ri obligon që të respektohet kuota gjinore”.

    “Kështu, në kryesimin e Këshillit Drejtues jam i lumtur që dy menaxhmentet e fundit kanë respektuar kuotën gjinore dhe kemi 3 Profesorë dhe 3 Profesoresha në menaxhmentin e lartë. Ju uroj shumë suksese menaxhmentit të ri, dhe uroj që standardi që është arritur dy vitet e fundit me menaxhmentit e Rektorit Qerimi, të ruhet dhe të kaloj në një nivel tjetër”, tha Sahiti.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale...
    Të tjera
    Front TV27 Shtator 2024
    Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro. Klan Kosova ka...
    Kronika27 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K., për 48 orë....
    Lajme27 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton...
    Lajme27 Shtator 2024
    Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale...
    Lajme27 Shtator 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin...
    Opinione27 Shtator 2024
    Shkruan: Mero Baze Është e qartë që në Lezhë nuk ka ndonjë kryengritje kundër Gjekmarkajt, ashtu siç nuk mund të ketë ndonjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.