×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenelli: I zhgënjyer që e gjithë puna e mirë që Trumpi bëri në Ballkan është hedhur poshtë nga Biden-Harris

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Richard Grenell, ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së Donald Trump, foli para gazetarëve në Nju-Jork për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së.

    Ai kritikoi administratën aktuale amerikane, por nuk iu përgjigj pyetjes së “Zërit të Amerikës” (edicioni serbisht) për investimin e Jared Kushnerit në vendin e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, për shkak të ndërhyrjes së zyrës së shtypit të Presidentit të Serbisë.

    Ish-zyrtari i administratës Trump tha se “ka një miqësi të sinqertë mes Amerikës dhe Serbisë pavarësisht se kush është në pushtet”.

    “Unë flas rregullisht me presidentin Vuçiq dhe i them se duhet të ndahet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe ShBA-në. Si amerikan, shpesh jap këshilla të tilla dhe nuk përmbahem nga promovimi i vlerave perëndimore. Mendoj se e ardhmja e Serbisë do të jetë gjithmonë me Amerikën, jo me Rusinë dhe Kinën”, thotë Grenell, transmeton Klankosova.tv.

    I pyetur nga një gazetar për situatën aktuale në Kosovë, ish-zyrtari i cili është ende aktiv në fushatën e Donald Trumpit, ka kritikuar administratën e Joe Biden.

    “Jam shumë i zhgënjyer që e gjithë puna e mirë që Presidenti Trump ka bërë në rajon është hedhur poshtë. Dhe nuk duhet t’ju them juve, apo miqve të mi shqiptarë, se situata është më e keqe nën administratën Biden-Harris. Nuk jam i sigurt që Kamala Harris e di se ku është Ballkani dhe kjo më bën të trishtuar, sepse ajo nuk u fokusua në atë çështje. Nuk ka dyshim se gjërat ishin më mirë nën Trumpin dhe Shtëpia e Bardhë duhet fajësuar për këtë”, tha Grenell.

    “Zëri i Amerikës” thotë se nuk është e qartë se mbi çfarë baze pretendon ai se kandidatja demokrate “nuk e di se ku është Ballkani”.

    Këto komente, Grenelli i bëri në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u mbajt një pritje “Serbia Beyond Future”. /Klankosova.tv

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaft të rëndësishme....
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë...
    Të tjera
    Vip27 Shtator 2024
    Xhensila Myrtezaj është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private se për atë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, sot, Instituti GAP me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar shkallën...
    Sport27 Shtator 2024
    Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një reagim të ashpër pasi Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me...
    Kronika27 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kilogramë duhan i përpunuar në Gjilan. “Nga...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i...
    Lajme27 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.