×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibishi: Kosovës ka shancin t’i hiqen sanksionet pas aktakuzës për Banjskën

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur në lidhje me masat që i janë vendosur Kosovës tash e një vit nga Bashkimi Evropian.

    Ibishi tha se tani është shanci që këto sasnkione të hiqen sidomos pas aktakuzës së Banjskës.

    “Mendoj se tani jemi në shancin që të hiqen sanksionet sidomos nëse flasim në rrjedhat e reja të aktakuzës për 45 pjestarët e Grupit terrorist të Banjskës. Ato sanksione duhet të shkojnë në drejtim të Serbisë dhe të na hiqen ne ashtu siç është paralajmëru por akoma ngecin disa sfida për ne të papërmbushura për të cilat me këmbëngulsi i kërkojnë partnerët tanë strategjikë sidomos Bashkimi Evropian. Këtu flas për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo çështje të tjera, veprime të njëashme, siç ata po e quajnë. Duhet të jenë të kujdesshëm në aspketin e rënditjes së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me partnerët tanë strategjikë. Bashkimi Evropian nuk është ‘bash aq i drejtë’ në raporte Kosovë-Serbi kur Serbia po ka implikime direkte në punë të brendshme të Kosovës”

    Ai tha se Qeveria Kurti në aspektin e sigurisë në Veriun e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë se çdo qeveri.

    “Përfunsimisht kjo Qeveri ka tregu një guxim që t’iu kundërvihet këtyre veprimeve dhe ta ndërprejë këtë ‘status-co’ që po shkon pa fund. Europianët çdoherë kërkojnë nga ne të ejmi të urtë, të qetë, të mos ndërmarrim asgjë ndërsa strukturat kriminale, paralele që tani janë shuar në pjesën e veriut të mbesin përherë. Mendoj që kjo Qeveri, në aspektin e sigurisë në Veriun e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë dhe tani duhet të mendojë në integrimin e komuniteteve të Veriut” tha Ibishi për “Gazeta Blic”.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaft të rëndësishme....
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai. Palët u takuan...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole. “Njësiti i hetuesisë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë, ku janë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.