×
  • Lajme
  • Lajme

    Progresi i komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, sot, Instituti GAP me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025.  Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.

    Nga gjithsej 1 mijë e 816 premtime të dhëna nga 27 kryetarë të komunave, 765 premtime apo 42 për qind janë përmbushur plotësisht, 304 premtime apo 17 për qind konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime apo 18 për qind janë të filluara, ndërsa 421 premtime apo 23 për qind ende nuk kanë filluar dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për përmbushjen e tyre.

    Vlerësuar sipas fushave, përqindja më e lartë e premtimeve është përmbushur në fushën e administratës dhe atë të shëndetësisë me 66 për qind, pasuar nga fusha e arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë me së paku 50 për qind të premtimeve të dhëna. Fushat me përmbushjen më të ulët të premtimeve janë infrastruktura, urbanizimi dhe shërbimet publike.

    Instituti GAP bën monitorim periodik të realizimit të premtimeve në 27 nga 38 komuna të Kosovës, ngase disa nga kryetarët aktualë nuk kanë zhvilluar fushatë aktive zgjedhore. Kryetarët e komunave sikurse Mamusha dhe të dhjetë komunave të banuara me popullsi me shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike edhe përmes bashkëpunimit me organizatat lokale. Ky është vlerësimi i tretë për këtë mandat qeverisës të nivelit lokal.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se ka kohë që po tentohet të ngadalësohen veprimet e institucioneve të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i...
    Lajme27 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefi i Grupi Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se deri të hënë, e jo më larg, ministria e Punëve të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur sot konferencë të jashtëzakonshme, lidhur me ligjin që rregullon rolin e ushtruesit...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dje në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar...
    Sport27 Shtator 2024
    Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot mbush 32 vjet. Njëkohësisht futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, ka pranuar urime të shumta në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë ka ndodhur në Leposaviq. Policia ka bërë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një grua ka raportuar se nga një person i panjohur është ngacmuar përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Policia ka bërë të ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.