×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: Presim qasje dhe masa ndryshe ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me “masa ndryshe”.

    “Nëse arrijmë të ruajmë paqen, t’u bëjmë ballë të gjitha provokimeve, të cilat janë të tmerrshme, mund të presim, mendoj, masa krejtësisht ndryshme dhe qasje tjetër ndaj Prishtinës”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

    Ajo ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po “përdor qetësinë në punën e institucioneve evropiane” para se të formohen institucionet e reja, për të “shkaktuar konflikt të armatosur” në Kosovë.

    Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) u mbajtën në qershor dhe në fund të vjeshtës do të fillojë mandati pesëvjeçar i Komisionit të ri Evropian (KE).

    “PE-ja është formuar, KE-ja duhet të formohet, por as PE-ja nuk po punon me kapacitet të plotë. Kemi zgjedhje në SHBA në nëntor dhe ai po e shfrytëzon këtë”, Bërnabiq për Kurtin, më sa duket duke iu referuar veprimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës muaj më parë dhe synimit të saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër.

    Bërnabiq shtoi se “aleatët më besnikë të Prishtinës” tani kanë një qëndrim më kritik ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit se më parë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të BE-së i kanë kritikuar haptazi veprimet e Kurtit në veriun e banuar me shumicë serbe, duke i cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara”.

    Beogradi i ka cilësuar si “akte kriminale” që synojnë “persekutimin e serbëve” mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës.

    Autoritetet kosovare ngulin këmbë se ato janë të “jashtëligjshme” dhe shkelin rendin kushtetues të vendit./REL/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole. “Njësiti i hetuesisë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë, ku janë...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit kishin publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se gjatë një pike kontrolli të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një aksident trafiku u regjistrua të enjten në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ndërmjet dy veturave. Si pasojë kanë pësuar lëndime...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari. Gjatë takimit, sipas...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është zhdukur një vajzë e mitur në Suharekë. Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.