×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi takohet me Zelayan në Nju Jork, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, Gerardo Torres Zelaya.

    Në këtë takim, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike.

    “Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral. Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

    “Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit të ndërsjellë. Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë, ku janë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefi i Grupi Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se deri të hënë, e jo më larg, ministria e Punëve të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur sot konferencë të jashtëzakonshme, lidhur me ligjin që rregullon rolin e ushtruesit...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari. Gjatë takimit, sipas...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është zhdukur një vajzë e mitur në Suharekë. Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA’së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që lideret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden. Këtë e ka bërë të ditur vet Rama përmes postimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.