×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e mohon sërish gjenoc*idin e Srebrenicës

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

    “Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

    Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.

    Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

    Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.

    “Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.

    Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

    Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.

    Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.

    Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka të drejtë të jetë në cdo kohë dhe në çdo cep të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit kishin publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se gjatë një pike kontrolli të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Prishtinë, Gracanicë dhe Novëbërdë dhe 11 villa, Vendimi për ndalimin...
    Lajme27 Shtator 2024
    eputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka vlerësuar të padrejtë deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Ky i fundit...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Një denoncim i bërë gjatë natës të së enjtes në Policinë e Beratit për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke e cilësuar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-ministrja Dhurata Hoxha nuk kishte kryer vepër penale pasi ka vepruar sipas kompetencave dhe përgjegjësive të saj si ministre. Ky është konstatimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.