×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsyetimi i plotë i Apelit: Dhurata Hoxha veproi sipas kompetencave si ministre dhe nuk kreu vepër penale

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Ish-ministrja Dhurata Hoxha nuk kishte kryer vepër penale pasi ka vepruar sipas kompetencave dhe përgjegjësive të saj si ministre.

    Ky është konstatimi i Gjykatës së Apelit që i ka dhënë të drejtë Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte marrë aktgjykim lirues ndaj Hoxhës dhe të tjerëve të akuzuar për korrupsion

    “Pra, si me të drejtë kishte dhënë arsyet gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e ankimuar, fq.28, në veprimet e të akuzuarës Dh.H. nuk është vërtetuar tejkalimi i kompetencave ngase në bazë të detyrave të punës si ministre ishte përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave qeveritare në fushën e saj të përgjegjësisë”, thuhet në aktgjykimin e refuzues të Apelit ndaj ankesës së Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kështu, Gjykata e Apelit të Kosovës me vendimin e datës 26 shtator 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit vendim Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, ishin liruara nga akuzën për korrupsion.

    Sipas Apelit, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale.

    “… gjykata e shkallës së parë me aktgjykimin e ankimuar me të drejtë kishte ardhur në përfundim duke i liruar nga akuza të akuzuarit e kësaj çështje penale ngase nuk është vërtetuar se të akuzuarit kishin kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar”, thuhet më tej në aktgjykim.

    Fillimisht ankesë ndaj vendimit lirues të Themelore në Prishtinë, kishte parashtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes se ligjit penal.

    Duke propozuar kështu që e Apeli ta aprovojë në tersi ankesën si të bazuar kurse aktgjykimin e ankimuar ta ndryshojë dhe të pandehurit t’i dënojë sipas ligjit ose ta anuloj aktgjykimin dhe çështjen ta kthej në rigjykim.

    Po ashtu, edhe Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka propozuar që ankesa e PSRK-së të aprovohet ndërsa të akuzuarit të dënohen sipas ligjit ose aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe lënda të kthehet në rigjykim.

    Përgjegje ndaj ankesës së PSRK ka parashtruar mbrojtja e Shashës, Cukaj, dhe Osmanit me propozim që të refuzohet ankesa e prokurorit të shtetit si e pabazuar dhe aktgjykimin e ankimuar ta vërtetoj.

    Apeli ka sqaruar se vendimi i Themelores është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e tij në të cilin arsyetim janë paraqitur në arsyet e plota dhe të çarta të fakteve vendimtare dhe nuk ka shkelje që të kushtëzohet anulimi i aktgjykimit.

    Në vendimin e Apelit gjithashtu thuhet se Themelorja ka zgjidhur në tërësi substancën e aktakuzës duke përfshirë të gjithë përshkrimin faktik si në aktakuzë dhe se nuk ekziston as edhe ky pretendim i PSRK-së.

    Kjo pasi që sipas Apelit prokuroria ka dështuar të vërtetojë dashjen që e akuzuara Hoxha me dashje nuk ka ndërmarrë veprime për të mos u shkaktuar dëmi i pretenduar sipas Prokurorisë e që dashja është element esencial sipas Apelit për t’u vërtetuar vepra penale e Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

    Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.

    Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events” me të cilin duhej lidhur kontrata.

    Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

    Më pas, në aktakuzë thuhet se më 21 shkurt 2019, Hoxha kishte kërkuar nga UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-së, Kushtrim Cukaj vazhdimin e kontratës së lartcekur në bazë të procedurës së njëjtë, me këtë rast iaa ka mundësuar “Majorelle PR & Events” që të vazhdojë kontratën në vlerë prej 168 mijë euro dhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

    Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Hoxha më 24 prill 2019, kishte kërkuar nga i akuzuari Cukaj që për aktivitetin e lartcekur të nis procedurat e prokurimit, duke përcaktuar procedurat që duhej aplikuar dhe emrin e operatorit ekonomik, “Madison Strategies LLC”, ku më 17 qershor 2019 është lidhur kontrata me këtë kompani në vlerë prej 152 mijë e 232 euro.

    Mustafa akuzohej se në cilësinë e drejtorit të Divizionit të Prokurimit në MIE, i ishte drejtuar me kërkesë të akuzuarve Cakaj dhe Shasha, me anë të së cilës kishte kërkuar që kërkesat e parashtruara nga Hoxha për miratimin apo vazhdimin e këtyre kontratave të miratoheshin edhe pse i njëjti e dinte se janë në kundërshtim me ligjin.

    Demush Shasha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të MIE-së dhe Kushtrim Cukaj e Nuhi Osmani në cilësinë e UD-ve të kësaj pozite akuzoheshin nga PSRK-ja, se kishin aprovuar kërkesat e parashtruara nga i akuzuari Mustafa dhe kishin lejuar zbatimin e procedurës së prokurimit edhe pse e dinin se kërkesa e parashtruar ishte në kundërshtim me ligj.

    Prandaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

     

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se vendosja e pengesave mbi Urën në Bërnjak do...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një deklaratë e thënë se LDK-ja gjatë 2020-tës kishte fituar vota fal presidentes, Vjosa Osmani shkaktoi reagim të ashpër nga deputeti Arben...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Lajme26 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Politikania demokrate, Grida Duma ka folur sonte për deputetin Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit. Dugolli ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.