×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Cenimi i sigurisë kombëtare në komunikimin Kusari-Radojiçiq është shumë i qartë

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Njohësi i çështjeve të sigurisë e ish-kryeshefi i AKI-së, ka komentuar deklarimin e shefes së grupit paralamentar të VV-së Mimoza Kusari, e cila duke u sqaruar për bisedën e saj me kryeterroristin Milan Radojiçiq, ka thënë se “ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiçiq për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë…”.

    Sipas Ramadanit tashmë është e qartë se me këtë bisedë Kusari e ka cënuar sigurinë kombëtare.

    Postimi i plotë:

    Cenimi i sigurisë kombëtare në komunikimin Mimoza Kusari – Millan Radojiçiq është shumë i qartë!

    Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet paska inkriminuar veten sot edhe më shumë, publikisht, sa i përket edhe komunikimit me kriminelin e arratisur, Millan Radojiçiq, edhe përmbajtjes së këtij komunikimi.

    Pra, kur me një të arratisur nga drejtësia komunikohet për zbatimin e marrëveshjes për energji (që është marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së!), nuk do mend se kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.

    Sepse, zbatimi i marrëveshjeve e sidomos atyre që mund të shihen si shtrirje e sovranitetit në veri është çështje e sigurisë kombëtare. Rrjedhimisht, komunikimi me një kriminel të arratisur pikërisht për tema që janë arritur marrëveshje në Bruksel, është qartësisht cenim i interesit dhe sigurisë kombëtare.

    Në një televizion në Shqipëri, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së paska dhënë një informatë shtesë:

    “… ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiçiq për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë…”

    Deri më tash, kurrë nuk e kam dëgjuar të ketë përmendur ‘energjinë’ si pjesë të komunikimit me kriminelin Radojiçiq.

    Të mos harrojmë:

    – Radojiçiq ishte bastisur nga Policia e Kosovës më 23 nëntor 2018. Që nga ajo datë, Radojiçiq nuk ka hyrë legalisht në Kosovë, për shkak të ndjekjes nga drejtësia.

    – Në vitin 2021, Radojiçiq është sanksionuar në Listë të Zezë Amerikane.

    – Në verë të vitit 2022, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në pushtet, Mimoza Kusari Lila, ka komunikuar me të. Madje, më shumë se njëherë. Pra, një herë në zyre dhe një herë derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi – siç i ‘raporton’ vet – ka kryer takimet zyrtare në Kuvend.

    Sot, paska thënë që pjesë e komunikimit ka qenë “… për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë…”

     

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se vendosja e pengesave mbi Urën në Bërnjak do...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një deklaratë e thënë se LDK-ja gjatë 2020-tës kishte fituar vota fal presidentes, Vjosa Osmani shkaktoi reagim të ashpër nga deputeti Arben...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor. Si bën me dije Instituti Hidrometeorologjik...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Politikania demokrate, Grida Duma ka folur sonte për deputetin Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit. Dugolli ka thënë se...
    Sport26 Shtator 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër, Bedri Hamza duke folur për të ardhmen e Dialogut. Hamza ka vlerësuar se Dialogu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.