×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për Dejona Mihalin: Komisare që kontrollon tenderë

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas akuzave të koordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali ndaj deputetes Hykmete Bajrami për lidhje me një biznes.

    Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se Mihali u ftua nga organet e drejtësisë si e dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria.

    “E dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria, ajo u ftua nga organet e drejtësisë dhe në vend të shpjegimit ajo akuzon nënkryetaren e LDK-së, deputeten Hykmete Bajrami, për me keq e lidh pa asnjë bazë me një biznes shumë të suksesshëm”.

    Haziri përmes këtij reagimi e quajti Mihalin ‘komisare që kontrollon tenderë’.

    “Nuk është rastësi se prof. Hykmetja gjeti dhe publikoi tenderët sekret të qeverisë që dalin nga skutat e VV-së, ku është pozicionuar komisarja që kontrollon këta tenderë.

    Të shkretit nuk e njohin Hykmete Bajramin ende. Ajo ka ende çka me fol e faktu, por mos kërcënoni biznese për të krijuar pssiguri juridike”.

    Nënkryetari i LDK’së është i bindur se Kosova nuk ka qeveri, por VV’ja thotë se ka qeveri në Kosovën që s’e deshi më 17 shkurt 2008 dhe tani sipas tij, po e izolon atë.

    “Kështu qysh ka ardhë puna, jemi edhe më të bindur se Kosova nuk ka qeveri, por Lëvizja Vetëvendosje ka qeveri në Kosovën qe s’e deshi më 17 shkurt 2008 dhe tani po e izolon. Atë që nuk e do, natyrisht që e izolon deri në falimentim!”, përfundon Haziri.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York pati ka apsur një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka qenë ndërkombëtarisht asnjëherë në një pozitë më...
    Lajme26 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta udhëheqë Partia Demokratike, teksa e...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e shtetit, Jim O’Brien. Osmani ka thënë se me O’Brien...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e 9 shkurtit me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Mumin Morina i është bashkuar këtij subjekti politik. Haradinaj ka treguar për përvojën e...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe liderë të tjerë të...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në rastin e njohur si “Patentë shoferët”, të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitarja bashkëpunuese, Mejreme Miftari e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.