×
  • Lajme
  • Lajme

    Mundësia e koalicionit me VV-në, Hoxhaj: S’shoh ura bashkëpunimi, jemi dy binarë që s’takohen asnjëherë

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta udhëheqë Partia Demokratike, teksa e konfirmoi se ai personalisht do të jetë në listë për deputet.

    Ai foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ku tha se PDK-ja dhe VV-ja janë në dy dimensione që asnjëherë nuk takohen.

    “Nëse unë them se zgjedhjet e ardhshme janë referendum, dhe referendumin e mendoj që ta largojmë Vetëvendosjen nga qeveria, jo pse ia kemi inati kësaj partie por edhe Kurtit, por për dëmet që i ka bërë, mendoj që kjo e bën të qartë se ne dhe Vetëvendosje jemi në dy dimensione që asnjëherë nuk takohemi”.

    “Nuk e them këtë që të bëjë lajm, nuk e them kundër Kurtit apo Vetëvendosjes, por nëse ne duam që ta rikthejmë vendin në binarë, dhe nëse vendi mendon se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje për një riorientim atlantik të vendit, unë nuk shoh ura të bashkëpunimit mes PDK-së dhe VV-së për shkak të politikave që i kemi, orientimeve dhe qasjes. Jo për shkak të së kaluarës, jo për shkak të ndonjë dallimi tjetër, por për shkak se jemi dy binarë që s’takohen asnjëherë”, tha Hoxhaj në Klankosova.tv.

    Tutje, ai tha se si deputet, do ta ngrit dorën dhe do ta votojë vetëm një qeveri, atë qeveri të cilën tha se do ta udhëheqë Bedri Hamza.

    “Nuk mundemi të bëjmë asgjë me Albin Kurtin si partner qeverisës. Unë e jap qëndrimin tim, ky është qëndrimi im”, tha ai.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka qenë ndërkombëtarisht asnjëherë në një pozitë më...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtori i drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe prokurori i shtetit nga 24 shtatori deri më 26 të këtij muaji...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë mbajti takimin e radhës me drejtorët e DKA-ve dhe drejtorët e shkollave të rajonit të Prishtinës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në rastin e njohur si “Patentë shoferët”, të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitarja bashkëpunuese, Mejreme Miftari e cila...
    Sport26 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët e javës së shtatë të Superligës. Derbin e kësaj jave që do të zhvillohet...
    Sport26 Shtator 2024
    Peja sonte do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Marousit të Greqisë në kuadër të kualifikimeve të Fiba Europe Cup. Kjo ndeshje...
    Lajme26 Shtator 2024
    Dëshmitari i parë i prokurorisë në çështjen gjyqësore të Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës në Gjykatën Speciale të Kosovës, do...
    Vip26 Shtator 2024
    Këtë sezon shumica e vajzave të showbizit bën ndryshime drastike në pamje. Në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.