×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj prezanton aderimin e ri: Me anëtarësimin e tij, forcojmë kapacitetet për të adresuar sfidat infrastrukturore

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Mumin Morina i është bashkuar këtij subjekti politik.

    Haradinaj ka treguar për përvojën e Morinës.

    “Z. Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar.”

    Arsimimi dhe përvoja e tij, e bëjnë atë një aset të çmuar për partinë tonë dhe për vendin. Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike. Shto kësaj edhe standardet e tij të larta etike në vendimmarrje dhe njohuritë e thella mbi përputhshmërinë ligjore dhe ambientale.”

    Haradinaj ka thënë se me anëtarësimin e Morinës AAK forcon më shumë kapacitetet për të adresuar sfidat infrastrukturore të Kosovës.

    “Me anëtarësimin e z. Morina në AAK, ne forcojmë edhe më shumë kapacitetet tona për të adresuar sfidat infrastrukturore të Kosovës. Kjo, nisur nga gatishmëria që vet ai e shprehu në takimin tonë sot. Në emër të AAK-së, i uroj mirëseardhjen z. Mumin Morina dhe pres me padurim kontributin e tij të çmuar në partinë tonë dhe në zhvillimin e Kosovës.”

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e shtetit, Jim O’Brien. Osmani ka thënë se me O’Brien...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e 9 shkurtit me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe liderë të tjerë të...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasada e SHBA-së në Zagreb ka bërë të ditur se në Kroaci do të mbahet konferenca rajonale e Shefave të Misioneve të...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, nga selia e BE...
    Lajme26 Shtator 2024
    Policia pesë lokacione të ndryshme, katër në Prishtinë dhe një në Gjilan, sot më 26 shtator. Në njoftimin e lëshuar për media...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Blerina Rogova-Gaxha, është takuar në Berlin me drejtorin e Evropës Lindore të Bibliotekës Shtetërore të Berlinit,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Harry Bajraktari,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Qendra e Studentëve ka publikuar rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe menze për vitin akademik 2024-2025. Rezultatet mund t’i gjeni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.