×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së viktimave dhe ZPS-së për zgjatje të afatit për dorëzimin e referimeve në Kushtetuese për rastin e Mustafës

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për zgjatjen e afatit për dorëzimin e referimeve të tyre në Kushtetuese për rastin e Salih Mustafës.

    Ky vendim është marrë më 25 shtator 2024 me arsyetimin se paneli i gjyqtarëve nuk është i bindur se të dy palët kanë treguar arsye të vlefshme që mund të justifikonin zgjatjen përtej afateve kohore të përcaktuar me Rregullore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Ndryshe, ZPS dhe mbrojtja e viktimave, përmes një kërkese të përbashkët kanë kërkuar zgjatje të afatit për dorëzimin e referimeve të tyre në Kushtetuesen e Gjykatës Speciale në rastin ndaj Salih Mustafës, të cilit Apeli më 10 shtator 2024 ia uli dënimin nga 22 në 15 vjet burgim.

    Ata kanë kërkuar që Kushtetuesja e Speciales të zgjasë afatin deri më 11 nëntor 2024 për referimet përkatëse.

    Në këtë kërkesë, thuhet se afati për referime ndaj vendimit të Supremes është deri më 1 tetor, ndërsa ai për referime të vendimit të Apelit është deri më 11 nëntor 2024.

    Andaj, sipas tyre, sinkronizimi i afateve për të dyja procedurat do të ndihmojë në zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të çështjes, pasi sipas tyre vendimet janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin.

    Sipas tyre, kjo shtyrje e afatit do të sigurojë mbrojtjen e viktimave dhe ZPS-në që të kenë kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar në mënyrë të plotë opsionet ligjore për çdo referim, analizimin dhe trajtimin e këtyre vendimeve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe do të shmangen paraqitjet e pjesshme ose të paqarta mbi ndikimet e këtyre vendimeve.

    Tutje, ata thonë se miratimi i kësaj zgjatjeje nuk do të dëmtojë askënd, pasi të dy vendimet janë të lidhura me të njëjtat procedura gjyqësore.

    “Trajtimi i referimeve përkatëse në një afat të sinkronizuar ka gjasa të rezultojë në një efikasitet më të madh dhe një shqyrtim më të lehtë të çështjeve”, thuhet tutje në kërkesë.

    Aktgjykimi ndaj Mustafës në shkallë të parë, ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim.
    Ndërsa, më 6 prill 2023, Salih Mustafa u urdhërua që të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave. Më pas, ai kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues të Themelores së Speciales ndaj tij.

    Kurse, Apeli i Speciales më 14 dhjetor 2023 ka shpallur aktgjykim ndaj Salih Mustafës, me të cilin e dënoi me dënim unik prej 22 vite burgim për krime lufte.

    Sipas DhSK-së, Salih Mustafa kishte bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Supreme dhe vendimi mbi këtë kërkesë është marrë më 29 korrik 2024.

    “Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të Apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

    Kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë, Mustafa e kishte dorëzuar më 13 mars 2024 me ç’rast kishte kërkuar nga Gjykata Supreme e DhSK-së që të modifikojë aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë, duke anuluar dënimet për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje, kështu duke e shpallë të pafajshëm ose t’i anulojë tërësisht aktgjykimet dhe ta kthejë çështjen në rigjykim.

    Mustafa ka parashtruar pesë pika, me anë të së cilave ka kundërshtuar vendimin e Apelit, me të cilin u dënua me 22 vite burgim. Kërkesa e Mustafës ishte pranuar pjesërisht, kështu që Supremja e kishte kthyer sërish rastin tek Apeli për të vendosur një dënim të ri për të akuzuarin.

    Në arsyetimin e aktgjykimit, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se trupit gjykues i shkallës së parë kishte bërë një gabim të dallueshëm në dënimin e dhënë për Salih Mustafën. Po ashtu, ajo shtoi se një dënim i njehsuar prej 22 vitesh burgim, duke e llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron në tërësi veprimtarinë kriminale të Mustafës.

    Kurse më 10 shtator 2024, Gjykata e Apelit në Hagë ka marrë vendim që të ndryshojë dënimin nga 22 në 15 vjet burgim për Salih Mustafën pasi Supremja e ktheu sërish çështjen tek kjo shkallë.

    Kronologjinë e rastit ndaj Salih Mustafës, mund ta lexoni KËTU. Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020. /BetimipërDrejtësi

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka folur sot në lidhje me kamerat e vendosura tek varri i Fatonit. Ai ka thënë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, bashkë me zëvendësshefin e misionit, Chiara Castaldo, kanë shkuar dje në një vizitë në...
    Ekonomi26 Shtator 2024
    “Trepça”, ka paraqitur te Krimet e Rënda Ekonomike, rastin e një punëtori të kësaj ndërmarrjeje. Në njoftimin e “Trepçës” thuhet se punonjësi...
    Të tjera
    Sport26 Shtator 2024
    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në konferencë për media te Lille. Ai mori pyetje nga gazetarët në lidhje...
    Lajme26 Shtator 2024
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, së bashku me stafin e tij vizituan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Në...
    Lajme26 Shtator 2024
    Të enjten është shkarkuar sekretari i Sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi. Kështu kanë bërë të ditur burime të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Barrow, derisa po qëndron në New York të Shteteve të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se i vjen keq që ‘kjo qeverisje eksperimentale e ka sjellë në...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.