×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhi i ambasadorit për rrezikun e izolimit të Kosovës

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbajti një fjalim në Samitin për Paqe dhe Demokraci, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë fuqinë absolute për të bërë që Kosova të bëhet menjëherë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai theksoi se është thelbësore që qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të respektojnë detyrimet e dialogut dhe të angazhohen seriozisht në këtë proces.

    Hovenier theksoi se bota nuk funksionon me shkopinj magjikë dhe se integrimi në institucionet ndërkombëtare kërkon koordinim me vendet anëtare. Ai i bëri thirrje Kosovës të bindë ato vende që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj.

    Për të ilustruar qasjen, ambasadori përdori një thënie të gjyshit të tij: “Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe bashkëpunimit në përpjekjet për integrim. Hovenier u shpreh se SHBA-ja është e angazhuar për të mbështetur Kosovën në këtë proces.

    Deputeti i VV-së: Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka sulmuar territorin tonë në Banjskë

    Agon Batusha nga Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi se dialogu duhet të jetë një proces ndërmjet dy palëve. Ai theksoi se Kosova nuk mund të zbatojë ndonjë marrëveshje që pala tjetër, Serbia, nuk e pranon. Sipas Batushës, Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, dhe, siç tha ai, në mënyrë zyrtare e ka mohuar pranueshmërinë e tyre.

    “Dialogu bëhet mes dy palëve. Kosova nuk mund te zbatoj diçka qe pala tjetër (Serbia) nuk e pranon. Pra Serbia nuk ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Për me tepër me leter zyrtare e kane mohuar pranueshmërinë  e tyre”, tha Batusha.

    Ai theksoi se është e rëndësishme të identifikohet se cila palë nuk ka qenë e gatshme për nënshkrim dhe cila ka sulmuar territorin e tjetrës.

    “Prandaj, kur themi palët është mire te ceket se cila nuk ka qenë e gatshme për nënshkrim dhe cila ka sulmuar territorin e tjetrës”, potencoi Batusha për FrontOnline.

    Batusha theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet konstruktive, por theksoi nevojën për një dialog të balancuar, i cili duhet të bazohet në vlera demokratike. Ai u shpreh se një qasje e tillë është thelbësore për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dy palët.

    “Ne kemi qene dhe jemi konstruktiv, por dialogu duhet te balancohet dhe te bazohet ne vlera demokratike”, përfundoi Batusha.

    Lutfi Haziri: Kjo Qeveri ka “urinuar në derë të mikut dhe të partnerëve”

    Nga ana tjetër, Lutfi Haziri nga LDK-ja theksoi se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar  për dialogun përveç thënies së ambasadorit Hovenier, duke u shprehur se “kjo qeveri ka pshurrë  në derë të mikut dhe partnerëve.”.

    Nuk kam asgjë tjetër të shtoj përveç thënies së Hovenier: “Kjo qeveri ka pshurrë në derë të mikut dhe partnerëve”.

    Time Kadrijaj: Humbëm Këshillin e Evropës dhe tokën e Manastirit të Deçanit

    Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për Front Online tha  se Kryeministri Kurti, së bashku me zyrtarët e tij që kanë marrë pjesë në dialog, ka pranuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke u angazhuar për zbatimin e tyre.

    “Këto janë deklaratat në vazhdimësi sepse Kryeministri Kurti bashkë me folësit e tij që kanë marrë pjesë në dialog janë zotuar dhe kanë pranuar edhe marrëveshjen e Brukselit por edhe në Ohër e ka pranuar zbatimin “, tha Kadrijaj.

    Ajo theksoi se këto zotime ishin bërë me shpresën që Kosova të bëhej pjesë e Këshillit të Evropës. Megjithatë, përkundër këtyre angazhimeve, Kosova ende nuk është anëtare e këtij Këshilli dhe, për më tepër, ka bërë kompromise si dhurimi i tokave në Manastirin e Deçanit.

    “Janë zotuar edhe që do t’i zbatojnë marrëveshjet në këmbim që Kosova të jetë pjesë e këshillit të Evropës, ndërsa ne përkundër këtyre zotimeve nuk jemi pjesë as e këshillit të Evropës , bile njëkohësisht kemi dhuruar edhe toka në Manastirin e Deçanit”, vuri në dukje Kadrijaj.

    Kadrijaj shprehu shqetësimin se, në kontekstin e procesit zgjedhor, nuk pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi. Ai vuri në dukje se qeveria është e përqendruar në veprime elektorale dhe se do të jetë e vështirë të angazhohet për tema të rëndësishme për sa kohë që fokusi mbetet në përgatitjet për zgjedhje.

    “Meqenëse jemi në proces zgjedhor nuk besoj se do të ketë zhvillime sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, nuk e besoj se do të angazhohen sepse qeveria është e fokusuar me veprime elektorale dhe do të shohë me kohë ndonjë veprim i cili do të ketë efekt elektoral dhe jo të fokusohet në tema të cilat janë të rëndësisshme’’, përfundoi Kadrijaj.

     

     

    Njohësi i çështjeve politike: Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet, është e pa evitueshme

     

    Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike, shprehu skepticizmin mbi mundësinë e zhvillimeve të rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi në periudhën e ardhshme. Ai theksoi se, meqenëse pala kosovare është në proces zgjedhor, është e paqartë nëse do të ketë lëvizje për implementimin e marrëveshjeve të arritura apo vazhdimin e negociatave për normalizimin e raporteve me Serbinë.

    “Unë nuk pres që të ketë ndonjë fokus të theksuar sa i përket dialogut sepse duke ke e ditur që pala kosovare është në proces zgjedhor që i bie përafërsisht edhe  5 muaj pra nuk besoj që mund të ketë ndonjë lëvizje sa i përket implementimit të marrëveshjeve të zotuara apo vazhdimit të negociatave për për të normalizuar raportet me Serbinë”, deklaroi Arifi për FrontOnline.

    Arifi paralajmëroi se gjatë kësaj periudhe mund të presim një status quo, duke vënë në dukje se nuk ka shenja të qarta për zhvillime të reja në terren. Ai gjithashtu vuri në dukje se pala serbe mund të kërkojë çështje që janë në përputhje me kërkesat e Perëndimit, por vlerësoi se kjo nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm.

    “Kështu që në këtë interval kohor të paktën mund të presim një status kuotë një mos lëvizje as këndej as andej por nuk po shoh diçka më shumë që mund të ndodhë në terren

    Tash pala serbe mund të kërkojë gjëra të cilat i kërkon edhe perëndimi me qëllim që të na fusë ne më shumë në defensivë por ajo nuk besoj që qon peshë”, u shpreh Arifi.

    Rëndësia e transparencës nga qeveria kosovare ishte një tjetër pikë e theksuar nga Arifi, duke theksuar se obligimet ndërkombëtare duhet të respektohen pavarësisht kush do të jetë në qeveri pas 9 shkurtit. Ai përfundoi duke theksuar se çdo qeveri e ardhshme do të duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, dhe kjo është e paevitueshme.

     

    “Problemi është që qeveria nuk po tregohet transparente sepse obligimet ndërkombëtare janë obligime ndërkombëtare pavarësisht kush do të jetë në qeveri nga 9 shkurti ose varësisht kush do të behet kryeministër duhet ta zbatojë dhe do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe kjo është e paevitueshme”, përfundoi Arifi.

     

    Kujtojmë se takimi i fundit nuk  ka shkuar mirë ku Lajcak ka shkrehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh në Bruksel, më 17 shtator , ndërkohë është shprehur i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.

    “Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e politikes luftënxitëse të Serbisë, e...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar atyre që ajo i ka quajtur “marioneta të V-së” pas sulmeve në adresë...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Përfaqësuesi i Lartësisë së Tij Amir Sheikh Mishal Al Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Lartësia e Tij Princi i Kurorës Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgojë 5 milionë funte në Liban për të mbështetur përpjekjet për përgjigjen e ndihmës humanitare,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell i ngrohtë. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila...
    Sport25 Shtator 2024
    Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Getafes me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së shtatë të La Liga.  Ndeshja nisi...
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.