×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e PDK-së: Kurti kryeministri i Asociacionit, zgjedhjet të shpallen sa më parë

    Aulona Konjuhi
    08 Nëntor 2023

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tash e dy ditë është duke qëndruar në Kosovë.

    Lajçak të hënën është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ku kanë diskutuar rreth zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implemetues të Ohrit.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian të martën ka mbajtur takim edhe me krerët e partive opozitare.

    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi tha për Front Online se kjo vizitë e Lajçakut vie pas paqartësisë së raportimit të Kurtit në Kuvend për Asociacionin.

    Musliu-Shoshi tha për Front Online se Lajçaku ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

     “Qëllimi i vizitave është që të arrihet një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo vizitë është më e shpejtë se sa të tjerat se patëm një raportim të Kurtit në Kuvend ku nuk patë qartësi se çka përmban marrëveshja për Asociacionin”., tha ajo për Front Online.

     Deputetja e PDK-së: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet,  çështja e dialogut është në terr informativ

    Një draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesi i BE-së e SHBA-së.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se opozita s’ka dijeni për përmbajtjen e draft-statutit.

    Musliu-Shoshi thotë se draft-statuti duhet të jeta pa kompetenca ekzekutive.

     “Duhet një koordinim me opozitën që të dimë se çfarë kompetenca ka ky statut, duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e vitit 2015 dhe e përkrahim por nëse do të ketë kompetenca ekzekutive pa njohje de-jure e de-facto nga Serbia atëherë shteti jonë vetëm humb nëse ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kurti e ka pranuar se nuk është në pikëpyetje se a do ta bëjë Kurti Asociacionin por çfarë përmban ky statut i ri i Asociacionit nuk e dimë”, theksoi deputetja. 

    Ajo tha se çështja e dialogut nga ardhja e Kurtit në pushtet është në terr informativ.

    “Serbia është agresori  edhe sot organizon sulme terroriste mbi republikën tonë, dialogu dhe bashkëpunimi me aleatët qëllim kryesor duhet të kenë njohje de-jure nga Serbia.  Jemi në terr informativ për çështjen e dialogut që nga dita e parë që Kurti është bërë kryeministër, vetëm me këtë çështje po merret ai”, thotë Musliu-Shoshi.

    Deputetja Musliu-Shoshi thotë se Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi marrëveshjen.

    “Jemi shtet sovran që kemi obligime ndërkombëtarë që duhet të implementohen, çështja e Asociacionit është më shumë unilaterale se bilaterale. Në asnjë mënyrë Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi këtë marrëveshje, kjo është punë e Qeverisë se e dakordon si e ka përmbajtjen ky Asociacion gjithmonë me aleatët ndërkombëtar”, tha ajo.

    Musliu-Shoshi: Kurti e ftuam për detajet e draft-statutit të Asociacionit të raportonte në Kuvend, ai foli për 20 vitet e kaluara

    Të premten në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin.

    Fjalimin e kryeministrit e ka kritikuar deputetja e PDK-se, Ariana Musliu-Shoshi.

    Ajo thotë se Kurtin e kanë ftuar për detajet e draft-statutit të Asociacionit të raportonte në Kuvend, ai foli për 20 vitet e kaluara

     “Për çfarë ishe i ftuar Kurti nuk raportoi, e thirrëm në raportim që të kemi më shumë informata sa i përket përmbajtjes së draft-statutit të Asociacionit dhe përfunduam duke dëgjuar se çfarë ka ndodh në 20 vitet e kaluara, është përgjegjësi e vetme e Kurtit dhe duhet të dakordohët me opozitën”, është shprehur Musliu-Shoshi për Front Online. 

     Deputetja e PDK-së: Sa më parë të shkojë Kosova në zgjedhje, është në të mirën e vendit dhe të ardhmes

    “Sa më parë të shkojë Kosova në zgjedhje, është në të mirën e vendit dhe të ardhmes”.

    Kështu po thotë në një intervistë për Front Online deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

    Ajo tha se kjo kërkesë e partisë është që një kohë.

    “Tash e disa muaj PDK ka një kërkesë që vendi të shkojë në zgjedhje e kjo çdo ditë e më parë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme është në të mirë të vendit dhe të ardhmes tonë”, ka përfunduar deputetja e PDK-së. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.