×
  • Sport
  • Sport

    Humbi ekipi i tij, vritet presidenti i klubit

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Presidenti i klubit nga divizioni i dytë i futbollit kolumbian – Tigres FC, Edgar Paez, u qëllua për vdekje pasi ekipi i tij u mposht të shtunën, njoftoi klubi jug-amerikan.

    63 vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi me veturë me vajzën e tij pas humbjes 2:3 në shtëpi nga Atletico FC.

    Ai u vra nga dy meshkuj që iu afruan me motor afër stadiumit, raportojnë mediat lokale, shkruan “Gazeta Express”.

    Vajza e tij iu shmang vrasjes dhe autoritetet aktualisht janë duke bërë hetime rreth kësaj vrasjeje.

    “Familja e Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje”, thuhet në njoftimin e klubit.

    “Lidhja e tij me ekipin dhe dedikimi i tij në zhvillimin e rajonit tonë ishte i pashoq. Ai la një zbrazësi tek të gjithë ata që e kishin privilegjin ta njihnin.”

    Fernando Jaramillo, president i divizionit Major, të Futbollit Profesional Kolumbian (DIMAYOR), ka folur për vdekjen e Paez.

    “Ai u dallua gjithmonë për shembullin dhe respektin që e kishte për shokët e tij, për pozicionin e fuqishëm dhe respektues, por edhe për dashurinë që e shfaqte dhe që e ndiente për sportin për të cilin të gjithë ne jemi të pasionuar, për futbollin”, deklaroi Jaramillo.

    Në dy xhirot e ardhshme do të mbahet nga një minutë heshtje për Paez.

    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Sport22 Korrik 2025
    Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres. Kështu bën të ditur eksperti i njohur...
    Të tjera
    Vip22 Korrik 2025
    Më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar “Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit. Ai ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duhet të merret seriozisht. Sipas Lekajt,...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Lajme22 Korrik 2025
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërkesës që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kjo është kërkesa që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.