×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët besojnë se sulmi në veri ishte i organizuar nga Serbia, lavdërojnë punën e Policisë

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Policia e Kosovës  mëngjesin e së dielës u sulmua nga grupe kriminale në Banjskë të Zveçanit, ku një polic u vra, një u plagos dhe dy u lënduan.

    Këtë qytetarët e Prishtinës e kanë parë si një sulm të organizuar nga Serbia. Ata gjithashtu shprehën ngushëllime për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

    Ismet Gashi, tha se sulmuesit u përkrahën në mënyrë të qartë nga Beogradi, por që Poicia ëhstë treguat tejet efikase.

    “Ky ishte një sulm terrorist i organizuar, por skenari i Beogradit dështoi, pasi që ne e humbëm një dëshmor i cili do të kujtohet përjetësisht, do të jetë si një gurë në themelin e shtetit të Kosovës, Policia jonë ishte mjaftë efikase dhe arriti t’i çmontoj këta terroristë të cilët përkrahën në mënyrë të qartë prej Beogradit dhe se kryeskenaristit Vuçiq i cili vazhdon të njëjtën politikë që e ka msuar prej Shershelit dhe i ka shërbyer Millosheviqit” tha ai.

    Edhe Behxhet Mustafa, u shpreh se shkak për këtë  sulm është Serbia.

    “Kur te ke dreqin kojshi qeshtu e ki, InshAllah shkapërderdhmi me ta një herë e përgjithmonë”.

    Aziz Berisha, tha se Policia e Kosovës veproi me profesionalizëm, guxim dhe patriotizëm dhe se ky sulm cenoi integritetin territorial të Kosovës.

    “Serbia dje ka cenuar integritetin territorial dhe sovranitetin e rendin kushtetuese të Kosovës, mu për këtë në mënyrë adekuate dhe me profesionalizëm shumë të lartë, policia e Kosovës iu përgjigj dhe atë që e merituan e gjetën nga Policia e Kosovës”.

    “Më vjen keq për të ndjerin, policin tanë i cili e humbi jetën, është dhimbje e madhe, humbje për Kosovën, iu shprehi ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve të tij, polic të Kosovës, njëkohësisht i përgëzoj kolegët e të ndjerit për atë se gjakun s’ia lanë të shkoi huq kolegut të tyre por në minutat dhe orët e pastajme shkëlqyen me profesionalizmin, guximin dhe patriotizmin e tyre. Atë që është bë dje është gjëja më e duhur se tani mund të them përfundimisht se Kosova ka fut kontrollin e vet të gjithë territorin e Kosovës, çka deri para 3-4 vite ka qenë ndoshta e paimagjinueshme.”, raporton eo.

    Ndërkaq, Reshat Salihu tha e ky sulm është bërë me iniciativën e Rusisë dhe Serbisë e që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit, kryesisht të Kosovës.

    “Mendoj se dje ka qenë sulm shtetit të Kosovës, ka qenë sulm ndaj një shteti sovran siç është Kosova, normal nga miku i vjetër, sidomos Serbia me çdo kusht do ta destabilizoj Ballkanin, gjegjësisht Kosovën”.

    “Vetë ardhja e ministrit rus të jashtëm që ishte pardje në Beograd dhe menjëherë të nesërmen ndodhi ajo, kjo është me iniciativë të Rusisë me  Serbinë, dëshirojë të heqin vëmendjen Ukrainës me ardh në Kosovë më bo trazira kështu që kjo është e pritshme, mendoj që ka qenë sulm dhe kjo duhet gjykuar nga Evropa, nga Amerika, sepse të sulmohen një shtet me aq armatim, kjo është e papranueshme, kështu që mendoj se ka qenë sulm, por për fat të keq humbëm një njeri, një polic, i cili respekt për të që ka bë çmos. Duhet Evropa të marrë masa Serbisë, t’a ndëshkojnë dhe t’i heq sanksionet që i ka ndaj neve, ne jemi në shtet tonë”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.