×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri Ahmeti priti në takim delegacionin norvegjez, u diskutua për rrugën drejt anëtarësimit në KiE

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur sot në takim delegacionin norvegjez të kryesuar nga udhëheqësja e delegacionit norvegjez në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ingjerd Schou.

    Në kuadër të këtij takimi dypalësh, Zëvendësministri Ahmeti, fillimisht e ka falënderuar kryesuesen e delegacionit norvegjez, Schou, për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme, që Norvegjia i ka dhënë Republikës së Kosovës në realizimin e projekteve të përbashkëta në shumë fusha dhe e njoftoi atë për progresin, të cilin Republika e Kosovës e ka arritur në drejtësi, demokraci dhe sundim të ligjit – arritje këto që janë prezantuar në të gjitha raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare.

    Më pas, sipas njoftimit të MPJD-së, diskutimet u fokusuan në përgatitjet dhe veprimet e ndërmarra nga ana e Republikës së Kosovës përkitazi me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe bashkëpunimi, bashkërendimi dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i përkrahjes norvegjeze në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në vazhdim të këtij takimi, Zëvendësministri Ahmeti, ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes institucioneve të Republikës së Kosovës me Këshillin e Evropës, derisa të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e dyanshme për të vazhduar bashkëpunimin dhe bashkërendimin me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të këtij procesi.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.