×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e KiE, i flet për zhvillimet e fundit

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Kryeministri, Albin Kurti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti mirëpritën në ndërtesën e Qeverisë delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të udhëhequr nga deputetja Ingjerd Schou.

    Aty u diskutua për aplikimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Europës. Kryeministri ritheksoi dhe rikonfirmoi përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si vlera kryesore e Këshillit të Europës e të përbashkëta me Kosovën.

    Ai e njoftoi delegacionin nga Norvegjia me aktualitetin politik, zhvillimet e fundit, dhe punën e qeverisë. Diskutuan për përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe për progresin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në dy vitet e fundit që e kanë bërë aplikimin tonë të natyrshëm.

    Kurti falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.