×
  • Lajme
  • Lajme

    98 aktakuza për 24 orë

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 98 aktakuza kundër 117 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.

    Po ashtu, janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 18 personave, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor dhe janë bërë dy kërkesa për sekuestrime të dy veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja“ dhe “Mashtrimi“

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor, si dhe ka ngritur ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19)

    personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokuroit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Po ashtu, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të dy (2) veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja“ dhe “Mashtrimi“, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmëbdhejtë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.