Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    96 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Azem Bejtë Galica ka lindur më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetw më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

    Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912–1924.

    Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet anti-osmane.

    Pas shpalljes së pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet, Shotë Galicën.

    Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez.

    Në vitin 1924, Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, “Arbanisë së Vogël”.

    Vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35 vjeçare. Varrimi i tij u bë në shpellën “Quku që kërcet”, 75 metra i thellë, ashtu siç e kishte lënë amanet.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Në debatin në mes deputetit Avdullah Hoti dhe ministrit Faton Peci, është përfshirë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet...
    Lajme05 Qershor 2023
    Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka shkruar për aksionet e Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës. Ai ka thënë...
    Artikull i Sponsoruar05 Qershor 2023
    Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita apo Ventius International po merr pjesë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit IMM...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Wagner nën drejtimin e Yevgeny Prigozhin arrestoi një komandant rus, që konfirmon grindjen e grupit mercenar me Ministrinë e Mbrojtjes. Në një...
    Lajme05 Qershor 2023
    Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Sipas...
    Lifestyle05 Qershor 2023
    “Kam nevojë për një pushim, për të shkuar në plazh dhe për të pushuar”. Nuk është e çuditshme të dëgjosh këtë dëshirë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.