×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    952 raste të reja dhe 21 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

    Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë, shkruan shqiptarja.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (28 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore 952

    Të shëruar në 24 orë 804

    Të shtruar në spitale 662

    Humbje jete në 24 orë 21

    Testime ditore 3805

    Testime totale 466,785

    Raste pozitive 107,167

    Raste të shëruara 69,773

    Raste Aktive 35,598

    Humbje jete 1,796

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 22887

    Fier 2667

    Durrës 1680

    Vlorë 1746

    Shkodër 1373

    Gjirokastër 1075

    Berat 844

    Korçë 914

    Elbasan 876

    Lezhë 826

    Dibër 374

    Kukës 336

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.