Nëntë persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Mashtrim”.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë të hënën. Këta zyrtarë dyshohet se kanë shkaktuar dëm prej 300 mijë eurosh.
Gazeta Insajderi ka zbuluar emrat e nëntë personave të arrestuar: Kushtrim Salihu, Xhelil Murati, Labinot Dedushi, Valzim Mziu, Ismet Jashanica, Enver Elshani, Rrahman Olluri, Metë Bytyqi, Driton Gashi.
“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se dyshohet që personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023