×
  • Kronika
  • Kronika

    9 zyrtarët që u prangosën sot në Lipjan për “mashtrim”

    FrontOnline
    23 Janar 2023

    Nëntë persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Mashtrim”.

    Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë të hënën. Këta zyrtarë dyshohet se kanë shkaktuar dëm prej 300 mijë eurosh.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar emrat e nëntë personave të arrestuar: Kushtrim Salihu, Xhelil Murati, Labinot Dedushi, Valzim Mziu, Ismet Jashanica, Enver Elshani, Rrahman Olluri, Metë Bytyqi, Driton Gashi.

    “Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se dyshohet që personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

    Nga Rubrika
    Kronika31 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar në Pejë pasi më 25 dhjetor të këtij viti pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur...
    Kronika31 Dhjetor 2024
    Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prishtinë. Nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj ka dalur nga...
    Kronika31 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se një i dyshuar në Leposaviq përmes rrjeteve sociale ka shkëmbyer...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.