×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq takohet me Scholz e Macron, rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë temë kryesore

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka realizuar një takim trepalësh me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kornizën e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Siç raporton Danas, Vuçiq ka deklaruar se temë kryesore e takimit ishte përspektiva evropiane e Kosovës dhe Serbisë. Ai një gjë të tillë e ka thënë në ‘Instagram’-in e tij, përcjell lajmi.net.

    Ai ka thënë se beson që i ka përfaqësuar denjësisht interesat e Serbisë.

    Takim trilateral me Scholz e me Macron pati edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila falënderoi Francën e Gjermaninë për angazhim për liberalizim vizave.

    Siç njofton Presidenca, për çështjen e temës së dialogut me Serbinë, Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive.

    “Presidentja Osmani potencoi nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, ndaj ka kërkuar që mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euroatlantike të vazhdojë”, u tha ndër të tjera në komunikatë./Front Online

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, nga ana e bashkëshortit. Haxhiu në Facebook ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Tashmë që referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ka afruar – mbahet të...
    Lajme16 Prill 2024
    Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë sot raportin e deputetes Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që ky institucion...
    Kronika16 Prill 2024
    Një grua në Shtërpcë ka lajmëruar policinë se është sulmuar nga dy qenë dhe se ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.