×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ministri Krasniqi: Asociacioni ka ‘vdekur’, s’ka presion që na detyron të marrim vendim antikushtetues

    FrontOnline
    21 Shtator 2021

    Në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion një etnik.

    Madje, çfarë do lloj presioni nga ndërkombëtarët në lidhje me marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe  nuk mund të na shtyjë të marrim vendime antikushtetuese.

    Kështu është shprehur në një intervistë për FrontOnline, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë “Kurti”, Elbert Krasniqi.

    “Kosova është një shoqëri shumë etnike e krijuar prej grupeve që jetojnë këtu edhe nuk mund të ketë në një shoqëri multietnike Asociacion një etnik…. Çka e di është që kryeministri Kurti dhe Qeveria ‘Kurti’ është këtu që të punojë përgjegjshëm për qytetarët tanë edhe nuk besoj që presionet të çfarë do lloji mund të na shtyjnë që të marrim vendime të cilat nuk janë kushtetuese”, ka thënë ai për FrontOnline.

    Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është nënshkruar në vitin 2013, por pas kësaj në vitin 2015 nën ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit.

    Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet e marrëveshjes së vitit 2015  nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

    E për këtë, ka marrë vendim që vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është parashikuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013.

    Për, këtë ka folur edhe ministri Krasniqi. Ai ka thënë se vendimi i Kushtetueses është i mjaftueshëm se çka duhet të bëhet me këtë marrëveshje.

    “Ju e dini edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi propozimet e themelimit të Asociacionit me Shumicë Serbe kështu që këto janë dy elementet të cilat neve na japin mjaftueshëm hapësirë të jemi shumë optimist se në kushtet aktuale në rendin tonë ligjor dhe kushtetues nuk mund të ketë Asociacion një etnik”, ka deklaruar ministri Krasniqi për FrontOnline.

    Hapja e arkivave të UÇK-së? Ja çka thotë ministri i Albin Kurtit

    Debat të madh në vend ka nxitur një deklaratë e zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Beslimi i cili pas takimit në Bruksel ka thënë se me palën serbe janë pajtuar që të hapen të gjitha arkivat përfshirë këtu edhe ato të UÇK-së.

    Por, një ditë më vonë Bislimi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se deklarata e tij është keqinterpretuar derisa thotë se dokumentet për UÇK-në kanë qenë gjithmonë të qasshme si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët, shkruan FrontOnline.

    Në lidhje me këtë ka folur edhe ministri i Qeverisë Kurti.

    Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në një intervistë për FrontOnline, ka deklaruar se ai iu është referuar arkivave shtetërore për UÇK-në, dhe se ato tashmë janë të hapura.

    “Unë me shumë vëmendje e kam dëgjuar e zv.kryeministrit Besnik Bislimi edhe shumë në mënyrë eksplicite ju referohet arkivave shtetërore për UÇK-në dhe ato janë të hapura”, ka thënë Krasniqi.

    Ministri Krasniqi: Vendosja e reciprocitetit, trajtim i barabartë për të gjithë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë në pranverën e vitit të ardhshëm.

    Sipas tij, reciprociteti do të vendoset dhe nuk ka ndryshe, pasi që nuk ka barazi pa reciprocitet.

    Të njëjtën gjë për FrontOnline e thotë edhe ministri i tij, Elbert Krasniqi i cili udhëheq Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

    “Pyetni z.Kurti, por unë besoj se asgjë të keqe nuk ka në idenë e reciprocitetit, është në fund të fundit trajtim i barabartë i të gjithëve”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

    Projekti i gazsjellësit amerikan? Ky është reagimi i ministrit të Albin Kurtit?

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për FrontOnline, ka folur edhe për projektin e gazsjellësit amerikan, e për të cilën është raportuar që po refuzohet nga Qeveria.

    “Unë nuk kam informacion për këtë dikaster dhe ju rekomandoj që të diskutoni me kryeministrin dhe me ministren përgjegjëse, por të jeni shumë të bindur që Qeveria është në interes të vendit dhe nuk vepron asnjëherë jo në interes të vendit”, ka deklaruar Krasniqi, për FrontOnline.

    Kurse, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për këtë çështje duke thënë se nuk bëhet fjalë për gazin amerikan apo të ndonjë shteti tjetër por ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës që mundëson sjelljen e gazit./FrontOnline

    Ministri Krasniqi tregon se me çfarë probleme po ballafaqohen komunat

    Mungesa e barnave esenciale po vazhdon të jetë problem për komunat e vendit.

    E, kjo krejt shkaku i situatës me Covid-19 në vend.

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për FrontOnline ka deklaruar, se pavarësisht që ky problem po paraqitet Ministria e Shëndetësisë, është duke e menaxhuar edhe këtë situatë.

    “Komunat kanë problematika të ndryshme me situatën e pandemisë dhe për një kohë të gjatë janë ballafaquar dhe vazhdojnë të ballafaqohen me masë shumë më të vogël me mungesën e barnave esenciale për listën esenciale të barnave por Ministria aktuale e Shëndetësisë është duke e menaxhuar në mënyrë shumë të mirë këtë situatë dhe është në përgjigje  të vazhdueshme të kërkesave dhe të nevojave të qytetarëve në nivel lokal”, është shprehur ministri Krasniqi, për FrontOnline.

    Por, ka deklaruar se kjo varet krejt prej liferimeve pasi ndodhë që shpesh edhe vonohen

    “Liferimet shpesh herë të barnave edhe vonohen edhe kjo është njëra prej problemeve dhe ju rikujtoj se në momentin kur ne kemi ardhë në Qeveri nuk ka pas mjete të mjaftueshme për barna esenciale dhe ne u dashtë të marrim vendim, dhe kemi marrë vendimin e duhur që të furnizojmë me barna esenciale”, ka shtuar ai.

    Krasniqi tregon se sa persona të komuniteteve janë vaksinuar kundër Covid-19

    Deri më tani mbi dy mijë qytetarë nga komunitetet në Kosovë janë vaksinuar kundër Covid-19.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për FrontOnline.

    “Nuk e di numrin e saktë , mirëpo ka qenë herën e fundit mbi dy mijë numri i atyre të cilët janë vaksinu në këto organizimet mobile që janë bërë prej qendrave të vaksinimit të komunave, edhe një e mirë është që jo vetëm komunitetet por edhe grupet e tjera”, ka deklaruar ministri Krasniqi, për FrontOnline.

    Ai është shprehur i bindur se deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% e qytetarëve.

    “Unë jam i bindur që do t’i arrijmë edhe qëllimet e numrave të paraparë në 60% në tërësi të qytetarëve por edhe të radhëve të komuniteteve. A do të ndodhë 60% i vaksinimit deri në fund të vitit? Unë jam shumë optimist që po, është edhe matematikë, tani më janë dhënë më shumë se një milionë vaksina, për një muaj i bjen që të gjithë këta një milion persona do të kenë edhe dozën e dytë e që është më shumë se sa gjysma e qytetarëve”, është shprehur ministri Krasniqi, për FrontOnline.

    Çka parasheh projekti “Komunat për të Rinjtë? Tregon ministri Krasniqi

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për FrontOnline ka folur rreth projektit “Komunat për të Rinjtë”.

    Ai ka deklaruar se ky projekt kap vlerën prej 2.7 milion eurove dhe financohet nga qeveria japoneze.

    Por, çka parasheh ky projekt dhe kush do të përfitojë nga ky?

    “Komunat përfituese në bazë të performancës janar-dhjetor të vitit 2019 dhe ato komuna përfituese do të financojnë projekte për të rinjtë në komunat e tyre dhe do të përfitojnë afërsisht tre mijë të rinj në projekte të ndryshme , kryesisht fokusi është tek të rinjtë me mundësi më pak, të rinjtë nga fshatrat nga zonat rurale, të rinjtë nga komunitetet dhe këto projekte do të iu japin atyre mundësi të ngritën profesionalisht të kenë mundësi përfitimi të trajnimeve profesionale mirëpo edhe të financojnë idetë e tyre për biznes”, ka deklaruar Krasniqi./FrontOnline

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.