×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kosova shënoi rritje ekonomike, progres demokratik, e suksese në diplomaci

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë (The Foreign Correspondent’s Club of Japan).

    Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Qeveri.

    Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë hyrëse, ai fillimisht foli për figurën, rëndësinë dhe roli e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të cilit i dhanë lamtumirën e fundit dje.

    “Kryeministri Abe ishte një politikan i madh dhe një burrështetas edhe më i madh: Ai ishte një lider që kishte një vizion afatgjatë dhe transformues se si vendi i tij do të mund të shërbente si një forcë e të mirës në botë”, u shpreh kryeministri Kurti.

    Në adresimin e tij, më tej kryeministri Kurti prezantoi sukseset e Kosovës dhe arritjet e Qeverisë.

    “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, tha ndër të tjera kryeministri Kurti, teksa listoi përmirësimet e Kosovës në raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporters ëithout Borders dhe Ëorld Justice Project”, tha Kurti, siç bëri të ditur Qeveria në komunikatë.

    Ai tha se progresi demokratik dhe sundimi i ligjit gjatë vitit që po lëmë pas janë shoqëruar edhe me zhvillim ekonomik.

    “Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 10.7%, kurse këtë vit për herë të parë eksportet pritet të tejkalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, deklaroi kryeministri Kurti.

    “Përveç sukseseve të brendshme, kryeministri Kurti foli edhe për angazhimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Me pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 përkrah 26 vendeve tjera dhe me vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Rusisë në njërën anë, dhe akomodimin e mbi 1800 refugjatëve afganë dhe 9 gazetarëve nga Ukraina në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është partner i sigurt dhe aleat besnik në arenën ndërkombëtare”, tha kryeministri Kurti

    Duke veçuar lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, dhe rrezikun që ato paraqesin për rajonin, kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Japonia kanë një lidhje të veçantë si dy shtete që janë të përkushtuara për qeveri demokratike, por të cilat po ashtu përballen me regjime autokratike në rajonet përkatëse.​/Front Online

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.