×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX: Situata e sigurisë në veri të Kosovës shumë e brishtë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Ka disa ditë që në pjesën veriore të vendit gjendja është e tensionuar.

    Disa ditë më parë në atë pjesë ka pasur disa shpërthime, shkruan Front Online.

    Si shkak, i kësaj edhe Policia e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka filluar shtimin e prezencës në atë pjesë.

    Mbrëmë aty është plagosur edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe janë sulmuar disa gazetarë.

    Që situata është e brishtë e pranojnë edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

    Në një përgjigje për Front Online, nga ky mision kanë thënë se janë të shqetësuar rreth sulmeve të dhunshme në veri.

    “Gjendja e sigurisë në Kosovën e veriut është shumë e brishtë dhe ka një boshllëk sigurie atje pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës. Ne jemi të shqetësuar rreth sulmeve të dhunshme të kohëve të fundit në Kosovën e veriut dhe i dënojmë ato. EULEX mbetet vigjilent për të mbikëqyrur nga afër të gjitha zhvillimet që mund të prekin sigurinë e Kosovës si edhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e EULEX, për Front Online.

     

    EULEX: Po patrullojmë 24 orë në veri

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë thënë për Front Online se pasi situata në veri nuk është e qetë janë duke patrulluar 24 orë.

    Kanë treguar se në nëntor kanë vendosur edhe një njësi policore të formuar rezervë të përbërë nga 24 xhandarë italianë dhe pesë lituanezë.

    “Përveç Njësisë policore të formuar të EULEX- it, e cila përbëhet nga 105 policë, Misioni përkohësisht vendosi në nëntor një njësi policore të formuar rezervë të përbërë nga 24 xhandarë italianë dhe pesë lituanezë. Anëtarët e njësisë policore të formuar të EULEX dhe njësisë policore të formuar rezervë po kryejnë patrulla të lëvizshme zbulimi 24/7, duke punuar me turne dhe ata po mbikqyrin gjendjen e sigurisë në Kosovën e veriut, duke përfshirë Mitrovicën e Veriut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Në një përgjigje për Front Online nga misioni kanë thënë se ata nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, ani se kanë rritur dukshëm patrullimet atje.

    “EULEX nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës, e cila është përgjegjësi i parë i sigurisë i Kosovës.  Misioni mund të mbushë vetëm pjesërisht boshllëkun e sigurisë që u krijua në Kosovën e veriut pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës nëpërmjet rritjes së pranisë së tij në terren”, thuhet më tutje në përgjigjen e tyre.

    Në përputhje me mekanizmin e përgjigjes së sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës është përgjegjësi i parë i sigurisë, EULEX është i dyti dhe NATO/KFOR është i treti./Front Online

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.