×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    832 milionë euro është hendeku në mes të hyrave e shpenzimeve

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Rekord i zi është thyer në Kosovë me hendekun ndërmjet të hyrave buxhetore dhe shpenzimeve që realizohen brenda një viti. Ai është saktësisht 831.9 milionë euro, shumë kjo që është sa katërfishi i vitit paraprak.

    E dhëna ndodhet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) referuar periudhës 2021-2023, një kopje të së cilës e ka siguruar KOHA të premten. Është hera e parë që ky dokument është rishikuar, pas miratimit.

    Ndryshimet janë aprovuar këtë javë në Qeveri, e në to tregohet se në vitin 2020 do të arkëtohen 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa është planifikuar të shpenzohen 2 miliardë e 620 milionë euro.

    Mbështetur në projeksionet e ekzekutivit, dallim i madh mes të hyrave e shpenzimeve do të përjetohet edhe në 2021-n. Në këtë vit, hendeku do të jetë më i madh se gjysmë miliardi euro, e ai është projektuar të zbehet në 2022-n, kur është shprehur pritja të jetë 339 milionë euro.

    Projeksionet e Qeverisë thonë se tek në vitin pasues dallimi do të zbresë nën 300 milionë.Por, ky përmirësim nuk do të jetë si rezultat i shtimit substancial të të hyrave, por kryesisht i uljes së shpenzimeve.

    Ndonëse për sivjet është paraparë që shpenzimet të jenë 2.62 miliardë euro, në tre vjetët pasues është projektuar të jenë më të ulëta: në 2021-n 2.47 miliardë euro, në 2022-n 2.35 miliardë euro e në 2023-n 2.41 miliardë euro.Bazuar në dokument, rishikimi KASH-it është hartuar me qëllim të reflektimit të ndryshimeve të dukshme në treguesit kryesorë ekonomikë, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

    Dokumenti ishte hartuar në prillin e sivjetmë duke u bazuar në një situatë socioekonomike të vështirësuar, e karakterizuar me pasiguri të lartë për pjesën e mbetur të vitit, shkaktuar nga situata pandemike.

    “Treguesit kryesorë ekonomikë, kryesisht ata fiskalë, gjatë muajve të fundit sinjalizojnë se pritjet për fundin e vitit 2020 ndryshojnë dukshëm në krahasim me periudhën gjatë së cilës u përgatit KASH-i fillestar”, thuhet në dokument. “Duke e pasur parasysh rëndësinë e KASH-it në orientimin e përgatitjes së Buxhetit për vitin 2021, proces i cili pritet të fillojë së shpejti, Ministria e Financave ka vendosur që për herë të parë ta rishikojë”.

    Dallimi në mes të të hyrave dhe shpenzimeve do të shtrojë nevojën për burime të tjera financiare. Në dokument është shprehur pritja që hendeku të zbutet nga 321 milionë euro, që synohet të sigurohen nga jashtë, dhe 367 milionë euro të tjera nga brenda.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.