IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 80 raste të reja me Coronavirus brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, raporton Front Online.
” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK). “, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Njoftimi i plotë:
55 TË SHËRUAR DHE 80 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1997923453848531/UzpfSTEwMDIyNDg4Nzk5ODI2NTozNzgzNDA0OTAxODY3MDI/