[wp-story]

Kronika

8 persona nuk respektuan vendimin e qeverisë, vetëm një u arrestua

8 persona nuk respektuan vendimin e qeverisë, vetëm një u arrestua
11:14 | 27 Maj 2020

Gjatë së martës në tërë Kosovën tetë persona nuk e kanë respektuar vendimin e vendimin e qeverisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës në tërë vendin kanë qenë tetë persona të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, janë ndaluar tetë persona, kurse vetëm një është arrestuar.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet e veprës “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Prishtinë, 26.05.2020 – 14:00. Raportohet se gjatë vizitës që i është bërë një mashkulli kosovar i cili ishte në vetizolim në shtëpi, i njëjti nuk është takuar aty duke mos e respektuar rregullin e vetizolimit, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në vendim me prokurorin, pas intervistimit dhe inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Shatërvan, Prizren, 26.05.2020 – 20:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren, 26.05.2020 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Vesly Clark, Prizren, 26.05.2020 – 21:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 25.05.2020 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Hasan Prishtina, Mitrovica, 26.05.2020 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë, 26.05.2020 – 21:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 26.05.2020 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera