×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mungesa e investitorëve të huaj, Gërxhaliu tregon shkaktarët

    FrontOnline
    04 Shkurt 2023

    Jostabiliteti politik dhe zgjidhja e problemeve me Serbinë, po konsiderohen nga njohësit e çështjeve ekonomike si shkaktarë kryesorë për mungesë të investitorëve në vend.

    Sipas tyre, mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi dhe krizat që prodhon ky dialog, i mbyll rrugë ardhjes së investitorëve në vend. Ata kanë përmendur edhe mungesën e ligjeve adekuate.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë për Ekonomia Online se krizat në veri të vendit e pamundësojnë ardhjen e investitorëve.

    Gërxhaliu thotë se duke parë krizat politike dhe bllokadat në veri, asnjë kompani serioze nuk e ka guximin të investojë në Kosovë, për çka thotë se nuk është e sigurt nëse të nesërmen mund të importojë apo eksportojë.

    “Përballë të vërtetës qëndron vetëm e vërteta dhe definitivisht Kosova po i paguan një çmim shumë të shtrenjtë, mungesës së stabilitetit politik, deri sa nuk do të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë ne do të flasim për investime dhe për investitorë të huaj por ato nuk do të jenë në Kosovë, sepse nuk e besoj që dikush është i krisur të investojë 200 apo 300 milionë euro në një vend që një ditë zgjohet në mëngjes dhe bllokohen të gjitha rrugët dhe nuk mund të ketë import të lëndës së parë, nuk mund të ketë eksport të prodhimeve do të jetë i penguar në forma të ndryshme dhe në këtë drejtim besoj që duhet të kuptohet e vërteta që emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së problemit për investitorë të huaj në Kosovë është stabiliteti politik dhe zgjidhja e problemeve me Serbinë”, u shpreh Gërxhaliu.

    Ai ka përmendur investimet e huaja në shtetet e rajonit. Thotë se në këtë drejtim ato janë më agresive. Ai ka kritika edhe për mungesë të ligjeve adekuate në vend, për çka bën fajtor spektrin politik.

    “Po e shihni vendet e rajonit janë shumë agresive në këtë drejtim, në Serbi kemi brendet evropiane me shumicë, Maqedonia e Veriut po ashtu është mjaft atraktive po e shihni që Mali i Zi po ashtu e ka ndryshuar qasjen, Shqipëria në veçanti sa i përket turizmit dhe energjetikës, prandaj vërtetë duhet të kemi stabilitet politik dhe tek atëherë të fillojmë me kampanjat promovuese për investitorë të huaj, në fund të fundit duhet të kuptohet e vërteta tjetër që Kosova vuan në mungesë të ligjeve”, u shpreh ai.

    Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Besnik Avdija, thotë se fajtorë kryesor për mungesë të investimeve të huaja është situata politike në vend. Ndër shkaktarët kryesor sipas Avdijajt është situata me Serbinë, për çka në pjesë veriore e Kosovës po shkaktohen trazira nga grupet kriminale.

    “… faktorët që kontribuojnë më së keqi janë të lidhur me aspektin politik situata jo stabile me aspektin politik tek ne trazirat e here pas here që po shkaktohen sidomos në lidhje me Serbinë edhe me pjesët veriore të vendit kanë krijuar një lloj mjegullnaje tek investitorët e huaj që nuk e shohin shumë të leverdishme që të investojnë në një vend që nuk ju ofron siguri, qoftë siguri fizike qoftë siguri të investimit afatgjatë për të mos thënë ato aspektet e tjera ligjore që shpesh herë ndryshimi i pushteteve po sjellë edhe fryma të ndryshme në aspektin fiskal në aspektin e politikave ekonomike ose edhe në procedura tjera burokratike te biznesit”, thotë Avdija.

    Avdiaj ka cituar edhe ekspertët e huaj se pikërisht krizat politike, frikësojnë investitorët e huaj.

    “Këto vlerësime i kanë bërë edhe disa ekspert të tjerë veçanërisht edhe ekspertë nga institutet e njohura ne Evropë dhe SHBA thirrjet parashikimet negative që do të ketë krizë të nivelit të luftës ndodhta janë kontribut dhënëse jashtëzakonisht shumë që të frikësohen edhe investitorët momental që i kemi në vend”./Front Online

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.