×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta e tyre e drejtë dhe e pastër, i bëj të fala Rexhës

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po ndodhen në Hagë.

    Ai ka thënë se Specialja nuk është e lëvdueshme për transparencën e saj.

    “Ajo u bë konsensus ndërkombëtar, kemi konsensus transatlantik. Nuk është e lëvdueshme për transparencën e saj, mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve. Lufta e UÇK-së është  luftë e  drejtë, luftë e pastër. Ajo që më ka pengua shumë është kur thuhet ndërmarrjeje e përbashkët kriminale dhe kur thuhet pjesëtarët e UCK-së, na paskan bë ndalime ilegale”, është shprehu Kurti në RTDVDukagjini, transmeton Front Online.

    “Ne i mbështesim të pandehurit, kam takuar shumicën e avokatëve mbrojtës dhe qeveria jonë ka vazhduar ndarjen e buxhetit gjithsej 16 milionë euro për të pandehurit. Nuk e di nëse Rexha e sheh debatin atje, por i bëj shumë të fala”, ka thënë kryeministri.

    I pyetur se përse ende nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, në Hagë, Kurti ka thënë se vizita e tij atje nuk i ndihmon.

    “Vizita ime atje nuk ndihmon, unë kam folur në telefon. Më shumë ndikon takimi me avokatët. Po koordinohemi që të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, ka shtuar ai./Front Online

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.