×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Ditën Kombëtare të Gjermanisë: Kosova përfituese e përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Gjermanisë.

    Në fjalën e tij të rastit, kryeministri tha se janë mbledhur për të festuar dhe nderuar një moment kyç jo vetëm për historinë gjermane, por edhe evropiane.

    “Ndarjes e krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtet udhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha ai.

    Republika e Kosovës dhe populli i saj, tha kryeministri Kurti, kanë qenë ndër përfituesit më me fat të përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë për dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë. Në këmbim, shtoi më tej ai, ne jemi zotuar dhe kemi punuar pa u lodhur në praktikën e përditshme të ndërtimit, forcimit dhe mbështetjes së unitetit dhe demokracisë në këtë vend.

    “Bashkimit të Gjermanisë i ka paraprirë rënia e Murit të Berlinit dhe në Ballkan tani kemi Procesin e Berlinit, samiti i të cilit është më pak se dy javë në Tiranë. Ne besojmë shumë në këtë proces. Ai nuk është vetëm një çelës i vërtetë për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin tonë, por mund të shërbejë si forca lëvizëse e integrimit të plotë në BE për të gjashtë shtetet e Ballkanin Perëndimor – duke shembur muret imagjinare, e për t’u bashkë dhe më të fortë”, tha ai.

    Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në dekadat e fundit.

    “Me mirënjohje për partneritetin tonë dhe me optimizëm për të ardhmen tonë evropiane, ju uroj Ditën e Ribashkimit”, tha kryeministri Kurti./Front Online

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo përmes, një postimi në profilin e saj në...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Për BE-në, kapitulli 35 është bërë mjet shantazhi për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën, tha sot i sanksionuari i SHBA-ve dhe...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Të tjera
    Vip02 Dhjetor 2023
    Një moment qesharak ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Kaderi...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një 84-vjeçar humbi jetën, dy persona u plagosën dhe shtëpia u shkatërrua nga një shpërthim që ndodhi në një shtëpi në kryeqytetin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.