Kronika

Katër deçanas rrahen për burim të ujit, bëhen për spital

Katër deçanas rrahen për burim të ujit, bëhen për spital
09:00 | 05 Korrik 2022

Katër persona nga Deçani kanë pësuar lëndime trupore pas një rrahje mes vete si pasojë e kontestit për një burim të ujit mëngjesin e së hënës.

Diçka e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, teksa bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pasi kanë marrë tretman mjekësor.

“Bjeshka  e Vokshit, Deçan 04.07.2022 – 08:30.  Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport./Front Online

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Të tjera