×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja e Prokurorisë për tre serbët e arrestuar: Vrasje e maltretime të shqiptarëve

    FrontOnline
    23 Shtator 2023

    Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq janë tre serbët e dyshuar për krime lufte për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka caktuar masën prej një muaj paraburgim.

    Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), tre serbët dyshohen se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në zonën e Vushtrrisë dhe masakrës së familjes Ujkani, gjatë vitit 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në dosjen e PSRK-së, thuhet se më 24 shkurt 1999, i pandehuri Ilia Elezoviq duke lëvizur në rrugën lokale nga Vushtrria për në fshatin Nadakovc, tek ura e magjistrales së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka shtënë në drejtim të viktimës S.F, duke e goditur në këmbën e majtë. I dëmtuar S.F, thuhet se kishte arritur që i plagosur të largohej nga vendi kritik duke u dërguar në një fshat për intervenim kirurgjik.

    Të pandehurit Milloviq, Elezoviq dhe Kostiq, sipas dosjes së prokurorisë, dyshohen se më 22 maj 1999, tek varrezat e qytetit të Vushtrrisë, së bashku me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë tubuar popullatën civile shqiptare, diku rreth 20-50 mijë civil të cilët fillimisht i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe pas i kanë grumbulluar tek varrezat e qytetit të Vushtrrisë.

    Në kërkesën për caktim të paraburgimit, ndër të tjera thuhet se civilët u urdhëruan të ulën në tokë dhe derisa ata ishin në atë pozitë të pandehurit filluan t’i rrahin civilët duke i goditur me shkop druri në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

    Pastaj në bashkëkryerje me pjesëtare tjerë të forcave ushtarake-policore dhe paramilitare i ndajnë meshkujt nga anëtaret tjerë të familjes dhe i ngarkojnë në kamionë, ku në fillim siç thuhet në dosjen e PSRK-së i dërgojnë në sallën e sporteve në Vushtrri duke u kërkuar para që t’i lirojnë.

    Gjithnjë sipas dosjes së Prokurorisë, thuhet se edhe pse personat të cilët shkonin të jepnin para për t’u liruar, ata nuk i lironin por rriheshin në mënyrë çnjerëzore duke i dërguar pastaj në burgun e Smrekonicës. Ndërsa, disa prej tyre pas disa ditëve maltretimi i kanë dërguar në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

    I pandehuri Zoran Kostiç, dyshohet se në muajin mars 1999, kishte udhëhequr një grup të policëve/ paramilitarëve serbë të cilët ishin vendosur në fshatin Reznik në shtëpinë e një personi.

    Sipas kërkesës së PSRK-së, i pandehuri Kostiç dyshohet se kishte udhëhequr aksionin edhe në masakrën e familjes Ujkani. Ku në këtë operacion siç thuhet se pasi ishin ekzekutuar viktimat, ishin djegur shtëpitë dhe trupat e viktimave në shtëpitë e tyre në fshatin Reznik.

    Në Reznik të Vushtrrisë më 6 mars 1999 ishin vrarë 9 anëtarë të familjes Ujkani, kufomat e të cilëve pastaj ishin djegur.

    Ndryshe, kërkesa për caktim të paraburgimit është paraqitur nga prokurorja speciale, Florije Salihu-Shamolli. Ndërsa, vendimin për caktim të masës së paraburgimit e mori gjykatësi i departamentit special Vesel Ismaili.

    Tre serbët e dyshuar për krime lufte ishin arrestuar më 20 shtator 2023 me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga Policia e Kosovës.

    Sipas PSRK-së, të arrestuarit dyshohen për vepra penale të sanksionuara me Kodin Penal të RSFJ-së, aktualisht e penalizuar me nenin 31 dhe 153 të KPRK-së, në kundërshtim me nene nga Konventa e Gjenevës si dhe në kundërshtim me rregullat e ligjeve ndërkombëtare që ishin në fuqi në kohën e luftës në Kosovë.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Të tjera
    Vip06 Dhjetor 2023
    Kantautori nga Shqipëria, Alban Skënderaj ka publikuar projektin më të ri muzikor. Artisti i njohur ka lansuar kolonën zanore të filmit të...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin....
    Sport06 Dhjetor 2023
    Manchester United pret Chelsean në “Old Trafford” në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier. Djajtë e Kuq po kalojnë formë...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Izraelin të mërkurën kundër “ndjekjes së anëtarëve të Hamasit në Turqi”. Dhe nëse Izraeli provon një gjë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Newcastle mund t’i bllokohet transferimi i David de Geas nga Liga Premier. Magpies duan ta transferojnë ish-portierin e Manchester United pasi numri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.