Forcat ruse që kanë bllokuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, do të lejojnë evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe transportimin e tyre deri në spitalin e Novoazovsk.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se është arritur marrëveshja që ky evakuim të kryhet gjatë ditës.
Gjithashtu, ushtria ruse pretendon se ka ndërprerë të gjitha luftimet për të mundësuar evakuimin humanitar.
Novoazovsk është qytet i vogël që gjendet 40 kilometra në lindje të Mariupolit, që është nën kontrollin e forcave separatiste pro-ruse nga Donetsku.
Ushtarët e evakuuar fillimisht do të qëndrojnë “në paraburgim” në Donetsk. Kurse Azovstali është “streha” e fundit e ushtrisë ukrainase në Mariupol, ku po zhvillohen disa prej luftimeve më të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Fabrika gjigante ka rrjet të madh të tuneleve nëntokësore ku ushtarët ukrainas kanë gjetur strehë.

Të tjera
-
07:57 | 05 Korrik 2022
-
07:52 | 05 Korrik 2022
-
07:47 | 05 Korrik 2022
-
07:37 | 05 Korrik 2022
-
07:34 | 05 Korrik 2022
-
07:28 | 05 Korrik 2022
-
07:25 | 05 Korrik 2022
-
00:15 | 05 Korrik 2022
-
00:11 | 05 Korrik 2022
-
00:00 | 05 Korrik 2022
-
23:32 | 04 Korrik 2022
-
23:28 | 04 Korrik 2022