[wp-story]

Lajme

76 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

76 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
22:28 | 02 Qershor 2020

Ka dalur raporti përfundimtar i ditës së sotme rreth koronavirusit në Maqedoni.

Kështu, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga 885 testime të bëra në 24 orët e fundit, pozitiv në Covid-19 kanë rezultuar 76 pacientë, ndërkaq më herët u tha se janë 67 pasi priteshin rezultatet nga një institucion privat. Prej rasteve të reja, 52 janë nga Shkupi, 14 nga tetova, nga 2 në Kumanovë, Gostivar dhe Veles, ndërsa nga një rast është regjistruar në Shtip, Probishtip, Koçan dhe Kratovë.

26 pacientë janë regjistruar si të shëruar në ditën e sotme. Numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka arritur në 2391, prej të cilëve aktive janë 655 raste.

Gjithashtu njoftohet se është regjistrua edhe një pacient i vdekur prej koronavirusit me çka numri i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 141. pacienti që ka ndërruar jetë së fundmi është nga Struga.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera