×
  • Lajme
  • Lajme

    7 vite burgim pasi e pranoi se theri me thikë disa herë bashkëshorten

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Me 7 vite burgim është dënuar F.R, i akuzuar se theri disa herë me thikë kuzhine bashkëshorten derisa ajo ishte duke fjetur me fëmijë.

    Aktgjykimi është shpallur të premten, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Sinisha Mandushiq.

    Po ashtu, i akuzuari F.R u ngarkua edhe me shpenzimet procedurale në shumën prej 150 euro, paushallin gjyqësor në shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

    Të gjitha këto pagesa duhet t’ i kryejë në afatin prej 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.

    Kurse, pala e dëmtuar për kërkesën pasurore juridike u udhëzua në kontest civil.Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 korrik, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Njazi Rexha, i akuzuari F.R është deklaruar fajtor dhe i penduar.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 2 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.R.

    Sipas aktakuzës, me 9 shtator 2020, rreth orës 05:00 në shtëpinë e prindërve të tij, me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj viktimës – Q.Q e të cilën nuk e kishte përfunduar, në atë mënyrë pas mosmarrëveshjeve mes veti deri sa viktima kishte qenë duke fjetur në shtrat në dhomën e fjetjes me fëmijët e kishte goditur disa herë me thikë kuzhine nëpër trup.

    Siç thuhet në aktakuzë, i kishte shkaktuar plagë prerëse shpuese të shumta duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

    Më këtë, Rama po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur, ku dënimi parashihet prej 10 deri në burgim të përjetshëm.

    Kjo vepër është lidhur edhe me nenin 28 të Kodit Penal, ku flitet për veprat që mbesin në tentativë dhe nuk realizohen. Aty parashihet dënim sikur vepra të jetë kryer po lihet edhe mundësia që dënimi të zbutet./Betimi për Drejtësi

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.